Projekti për parkun te Liqeni, PD: Ndërtim i paligjshëm, reagon bashkia

830
PD dhe Bashkia e Tiranës janë përplasur sot në deklarata për projektin e një këndi lojërash për fëmijë në zonën e Parkut pranë Liqenit Artificial. Sipas PD Bashkia po bën një ndërtim të paligjshëm në një zonë të mbrojtur me qëllime klienteliste dhe korruptive. Në reagimin e saj bashkia e Tiranës hodhi poshtë deklarata e PD .
Këshilltari i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ditjon Baboçi, tha se “Ata që e shkatërruan qytetin në 4 vitet e fundit, nuk do të pengojnë zhvillimin e Tiranës”
Deklarata e Tabakut
Erion Veliaj, jo vetëm është duke bërë një ndërtim të paligjshëm brenda Parkut të Liqenit, duke prekur një zonë të mbrojtur, duke prerë pemë, duke shkelur aty ku askush nuk guxoi për 25 vite, por ai po fsheh qëllimin e tij kryesor, klientelist e korruptiv.
Eshtë kafja dhe restoranti që do ia japë mikut të tij, arsyeja kryesore pse Erion Veliaj po ndërhyn në Parkun e Liqenit.Kryetari i Bashkisë përpiqet ta fshehë këtë, me pro​pagandë bajate sikur ai dhe vetëm ai mendon për fëmijët e qytetit.E vërteta është se ai po mendon për klientelën dhe përfitimet e tij.
Siç e shihni në relacionin e pasqyruar dhe në ekran, Veliaj ka parashikuar ndërtimin e objekteve të shërbimit që janë kafe, restorant, kioske për gazetat.E gjithë skema e tij ka qënë jo transparente.Po në veçanti këtë kioske-kafe-restorant Veliaj është munduar t’ia fshehë publikut.Kjo aferë ka dhe kosto financiare përveç të tjerash, me faturë 500 mijë euro nga taksat e banorëve të Tiranës.
Qytetarët e Tiranës dhe Partia Demokratike janë të vendosur të mos e lejojnë këtë paligjshmëri dhe sipërmarrje klienteliste të Erion Veliajt.Parku i Liqenit nuk është oborri privat i kryetarit të Bashkisë.Eshtë pasuri e qytetarëve dhe e tillë do të mbetet.
Deklarata e këshilltarit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ditjon Baboçi
Nuk ka as edhe një element të huaj, përveçse një parku lojërash për fëmijë me elementë të ndryshëm argëtues e dëfryes, pa asnjë element privat, pa asnjë pagesë për të hyrë dhe për ta përdorur. Projekti parashikon ndërtimin e një parku publik që zhvillohet me fonde publike, nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve dhe që do të përdoret nga të gjithë qytetarët e Tiranës pa asnjë pagesë dhe asnjë kosto ekstra.
Në qoftë se mund të vijë dikush tek kjo hartë e projektit dhe të na tregojë se ku është kafja, ku është restoranti, ku është dera dhe ku paguhet bileta, bujrum, të na e shpjegojnë! Por, në këtë projekt nuk ka asgjë të tillë!
Projekti është i ndarë në 8 elementë të ndryshëm, për mosha të ndryshme të fëmijëve; 1-3 vjeç, 3-6 vjeç; 6-9 vjeç dhe për moshën 12 vjeçare.
Sigal