Projekti “IDEA”, Ministrja Ekonomi jep 5 çmime për idetë më të mira të biznesit

919
Sigal

Ministria
e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes mbështet fuqimisht
të gjitha inicativat për nxitjen dhe promovimin e bizneseve start-up në
Shqipëri.

Ministrja
e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj Milva Ekonomi
ishte e pranishme sot në ceremoninë  e ndarjes së çmimeve të konkursit
“Ide të reja biznesi”, i zhvilluar në kuadër të projektit IDEA, (Innovative
Development for Entrepreneurs in Albania) mbështetur nga GIZ, në koordinim me
Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve- AIDA (institucion në varësi
të MZHETTS).


fjalën e mbajtur me këtë rast, znj Ekonomi u shpreh entuziaste për rrugëtimin e
projektit IDEA, i cili startoi  në mes të korrikut me dilemat e
gjetjes së trajnerëve dhe përfshirjes të sa më shumë bizneseve start-up në
konkurim, ndërsa sot ky projekt vjen me ide fituese. “Në Shqipëri pjesa më e
madhe e ndërmarrjeve janë të vogla dhe të mesme. 
Sipas Institutit të Statistikave për vitin 2015,
Shqipëria ka rreth 152 mijë  ndërmarrje
aktive dhe r
reth 90 % e ndërmarrjeve aktive janë mikro ndërmarrje me 1-4 të punësuar, tha Ministrja Ekonomi.

Ajo
i ftoi këto biznese që të shfrytëzojnë dhe mundësitë që jep AIDA, e cila ka në
dispozicion 6 lloj fondesh për zhvillimin e sipërmarrjes.  Vetëm këtë vit, AIDA ka dhënë 128 mln
lekë financime në mbështetje të sipërmarrjes, përfshi dhe ato start-up.
Ndërkohë për start-up paketa e ndihmës për vitin 2016 ishte 10 mlm lekë dhe
kishte 32 kompani përfituese.  Për
dy vitet në vazhdim janë vënë në dispozion 25 mln lekë dhe ky financim, shtoi
ajo.

Gjithashtu,
Ministrja theksoi se bizneset shqiptare duhet të përdorin dhe mundësitë e tjera
që janë në dispozicion, siç është regjistrimi i bizneseve në EEN (Enterprise
Europe Network- Rrjeti Europian për Sipërmarrjen), një platformë ku janë të
regjistruar rreth 5000 sipërmarrje nga 64 shtete të botës. Në këtë rrjet,
sipërmarrjet mund të gjejnë kompanitë që operojnë në të njëjtin sektor në vende
të ndryshme dhe të bashkëpunojnë. Por nga Shqipëria pjesëmarrja është e ulët,
vetëm 10 sipërmarrje, – tha Ministrja Ekonomi.  Gjithashtu si mundësi
tjetër, Ministrja përmendi dhe programin COSME- programi i BE-së që
ndihmon sipërmarrësit dhe ndërrmarrjet e vogla e të mesme në fazën fillestare
të aktivitetit. Aktualisht përfitimi i sipërmarrjes nga pjesëmarja në projektin
COSME është sa 1/3 e angazhimit financiar vjetor që bën Shqipëria. Ministrja falenderoi
GIZ dhe Ambasadën e Republikës Federale Gjermane, për mbështetjen që i jep
Shqipërisë në procesin e Integrimit Europian. Gjermania jo vetëm që mbetet një
partner i angazhuar në mbështetjen europiane, por dhe kontribuon me asistencë
direkte për të përafruar bazën e shtatë kapitujve të Acquis Communitare, si:
për lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve, e drejta mbi ndërmarrjet,
konkurueshmërinë dhe ndihmën shtetërore,  forcimin e tregut dhe zhvillimin
ekonomik. 


tej, Ministrja  Ekonomi shpërndau 5 çmimet fituese të këtij konkursi.
Fituesit ishin: Albana Mucaj, me idenë e saj për një qendër multifunksionale
për fëmijë; Edlira Karaj, për një laborator krijues për fëmijë, Jona Veizi për
një biznes fruta e perime të thata, Meliha Zyberi për artizanatin dhe Skënder
Doci për një biznes turistik.


këtë projekt konkuruan rreth 100 biznese start-up dhe u përzgjodhën 17
finalistë për të paraqitur idetë e tyre para një jurie të përberë nga AIDA,
Yunus Social Business, Deloitte Albania dhe GIZ, të cilët në fund shpallën
vetëm 5 ide fituese.