Projekti i Kosovës në njësinë 8: Prioritet, përkushtimi dhe lufta ndaj korrupsionit

445
Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, prezantoi sot para banorëve të njësisë 8 programin e tij dhe u shpjegoi se si do ndikojë në përmirësimin e jetës së tyre. Kosova u ndal tek projektet e detajuara, dhe theksoi edhe një herë parimet e tij të qeverisjes që janë përkushtimi, transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit. “Unë kam gjithashtu projekte specifike dhe konkrete jo vetëm për njësitë dhe komunat por për çdo lagje, pikërisht aty ku ju banoni. Sot unë dua të ndaj me ju projektet që kam për ju.
Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore të bllokut që kufizohet nga rruga “Siri Kodra” – rruga “Dibrës” – “Ibrahim Buzhiqi” dhe “Ferit Xhajko”. Blloku ka sipërfaqe prej rreth 18 Ha. 

Ndërhyrje në 6 nga rrugët kryesore të këtij blloku, si më poshtë:
1. Rruga “Musa Agolli”
2. Rruga “Islam Petrela”
3. Rruga “Besim Daja”
4. Rruga “Zoi Xoxa”
5. Rruga “Hysen Hasan Huqi”
6. Rruga “Hasan Qosja”
Pjesë e investimeve të Bashkisë së Tiranë gjatë viteve 2012 – 2013 ka qenë rikonstruksioni i 2 rrugëve në këtë bllok, përkatësisht rrugët “Gjon Buzuku” dhe “Ibrahim Buzhiqi”. 
Projekti parashikon:
• Ndërhyrjen në rrjetin rrugor me gjatësi rreth 3 km
•Ndërtimin e trotuareve me sipërfaqe rreth 840 m2
• Ndërtimin e rrjeteve inxhinjerike
. 1.7 km Kanalizime te Ujërave te Shiut
. 1.4 km Kanalizime te Ujërave te Zeza
. 2.3 km Ujësjellës
• Vendosjen e rreth 100 ndriçuesve
• Krijimin e këndeve shplodhëse për fëmijë dhe të rritur në rrugën “Besim Daja”, rrugën “Hysen Hasan Huqi”, rrugën “Islam Petrela”,
• vendosja e 1 kënd lojërash për fëmijë
• 23 stolave
• 14 kosha rrugor.
•Krijimin e rreth 500m2 sipërfaqe të gjelbërta, në rrugën “Besim Daja”, në rrugën “Hysen Hasan Huqi”,
• Mbjellja e 46 pemëve
•Sinjalistika horizontale dhe vertikale, vendosja e rreth 60 tabelave.
Ndërkohë investimet për vitet 2015 – 2017 për të gjithë njësinë janë në 10 objekte me vlerë 1,614,598,992 lekë.
Përmirësimi i Higjenës:
1. Blloku kufizuar nga rrugët “Besa” – “Jashar Erebara” – “Gezim Kaceli” – “Lumi i Tiranës” – “5 Maji” (kontribut i Bashkisë Tiranë për Projektin IPA 2012);
2. Blloku kufizuar nga rrugët “Siri Kodra” – “e Dibrës” – “Ibrahim Buzhiqi” – “Ferit Xhajko”.
• Ndërtimi i rrjeteve inxhinjerike:
. 15.2 km Kanalizime te Ujërave te Zeza,
. 21 km Kanalizime te Ujërave te Bardha
. 2.3 km rrjet ujësjellësi;
• Mbjellja e 280 pemëve të reja;
• Vendosja e 30 stolave
• 50 koshave rrugore për hedhjen e mbeturinave;
• Ndërtimi 1 terreni sportiv.
Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar:
1. Shkolla 9 – vjeçare “Siri Kodra”;
2. Shkollës 9-vjeçare S. Maci (Ndërtim i ri);
3. Shkolla 9 – vjeçare “E Kuqe”;
4. Shkolla e mesme “Partizani”;
5. Ndërtim Kompleksi arsimor (shkollё 9-vjeçare dhe Kopësht, Çerdhe e integruar).
• Rikonstruksioni i 75 klasave;
• Ndërtimi i 48 klasave të reja, laboratorë sipas programeve;
• Ndërtimi 2 palestrave dhe 2 terrene sportive;
• Ndërtimi 2 Biblotekave, 2 salla polivalente dhe 2 ambiente për muze shkolle;
• Ndërtimi 3 grupe për çerdhe dhe 4 grupe për kopshte
• Vendosja e 2 kënde lodrash për fëmijë;
• Instalimi i sistemit të ngrohjes për 6 objekte
Infrastruktura rrugore:
1. Blloku kufizuar nga rrugët “Siri Kodra” – “Besa” – “Jashar Erebara” – “Gëzim Kaceli” dhe Lumi i Tiranës;
2. Blloku kufizuar nga rrugët “Besa” – “Siri Kodra” – “Zenel Bastari” – “Haki Rexhep Kodra” (përfshin dhe rrugën tek Nish Kimike);
3. Blloku kufizuar nga rrugët “Qemal Stafa” – “e Dibrës” – “Bardhyl”.
• Ndërtimi dhe rikonstruksioni
a. 16.4 km rrugë
b. 16,800 m2 trotuare;
• Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, ku vendosen rreth 720 ndriçues të rinj;
• Vendosja e 15 km linjave rezervë;
• Sinjalistikë horizontale dhe vertikale rreth 680 tabela;
• Krijimi i 41 vende për parking.
• Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë.
• Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do t’ju them ekzaksisht se çfarë do të bëj.
• Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet
• Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standardet.
• Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj tolerancë zero ndaj korrupsionit ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime.
• Unë do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë ju pa asnjë dallim
Sigal