Projekt-buxheti për 2018-ën, Rama nis konsultimet me vlonjatët: Ku do investohet

604
VLORE– Pas Fierit, ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama për të diskutuar projekt-buxhetin e vitit 2018, është Qarku i Vlorës. Pasi ka mbledhur kabineti qeveritar në qytetin bregdetar, kryeministri Rama ka nisur edhe një dëgjesë me qytetarët e Vlorës, për të kuptuar se ku është e domosdoshme të përqëndrohen zërat e buxhetit, sipas nevojave të qytetarëve.
Teksa u ndal tek problematika e ujit të pijshëm, Rama tha se brenda vitit përfundon impianti i ujërave të zeza në Ksamil, duke shtuar se po vazhdon ky projekt në Vlorë.
“Duam të zgjerojmë më tutje shërbimet spitalore. Qendrën e Kaninës e kemi shpallur zonë të mbrojtur, do të vazhdojmë projektin e qendrës urbane, kemi një sërë projektesh të tjera. Brenda vitit të ardhshëm do të fillojmë rindërtimin e bulevardit Vlorë-Skelë. Do të vijojmë fazën e dytë të Lungomares në krahun perëndimor, për ta shtrirë deri në pyllin e Sodës. Kemi nisur një projektim të zonës qendrore të portit, pasi duam të çelim rrugën për një port turistik. Do të ishte një nxitje e fuqishme, për ekonominë, punësimin, dhe turizmin në Vlorë”, tha kryeministri Rama.
Sigal