Projeksioni i CIA-s: Çfarë po ndodh me Shqipërinë?

394
Luksemburgu, Irlanda dhe Islanda kryesojnë listën e shteteve që deri në vitin 2050 do të shtojnë popullsinë e tyre. Sipas projeksioneve të CIA-s, Luksemburgu do të ketë 48.3 % më shumë banorë sesa ka aktualisht, ndërkohë që Finlanda, Danimarka dhe Shqipëria do të pësojnë një ulje të numrit të popullsisë. Vendi i vetëm në Ballkan që do të shënojë rritje të popullsisë në 30 vitet e ardhshme do të jetë Kosova. Sipas projeksioneve, të CIA-s, e cila në fakt ka qenë një prej burimeve për këtë analizë, në Kosovë në vitin 2050 do të ketë 17 % më shumë njerëz se sa tani ose mbi 320 mijë njerëz më shumë. Mediat serbe ndërkaq duke e dhënë parashikimin mbi Serbinë, raportojnë se atje do të ketë 32 % më pak njerëz se sa ka aktualisht. Pra, sipas kësaj prognoze demografike, deri në 2050 atje i bie të zhduket një qytet i tërë i madhësisë së Beogradit – e në numra i bie që të ketë 2 milionë serbë më pak.


Sigal