Progres-Raporti i KE-së rekomandon: Shqipërisë t’i jepet statusi. Ja 5 prioritetet

420
Sigal

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Fyle: Qeveria shqiptare të përmbush 5 kriteret për anëtarësim

Komisioni Europian publikoi dje Progres-Raportin për Shqipërinë për vitin 2013, ku rekomandon që “Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat duke rënë dakord që ajo të vazhdojë të ndërmarrë aksione në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Ky është formulimi i paraqitur sot vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Rekomandimi vjen pasi Komisioni Europian vlerësoi se “Shqipëria ka bërë përparim të mirë në rrugën e saj të integrimit europian, veçanërisht duke miratuar masa të cila janë identifikuar si thelbësore që vendi të përfitojë statusin kandidat si dhe duke ndërmarrë reformat në fushat e përcaktuara si prioritete kyçe në opinionin e Komisionit të vitit 2010″. Ndërkohë, hapja e bisedimeve kushtëzohet me përmbushjen e detyrimeve veçanërisht për reformën në administratë, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore.

5  prioritetet e KE-së për Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në.

Komisioni Europian publikon 5 prioritetet që Shqipëria duhet t’i plotësojë.

1-Administratë profesioniste dhe të depolitizuar

2-Forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisë

3- Lufta kundër korrupsionit

4-Lufta kundër krimit të organizuar

5-Mbrojtja e të drejtave të njeriut, përfshirë romët.

Brukseli pret që Shqipëria të përqendrojë përpjekjet e saj në një proces konsultimi gjithëpërfshirës duke theksuar bashkëpunimin, maxhorancë-opozitë.

“Shqipëria ka nevojë t’i përqendrojë përpjekjet e saj në një proces konsultimi gjithëpërfshirës dhe në forcimin e rolit të saj. Është e rëndësishme që bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës të funksionojë mirë për të hedhur bazat solide për reforma të mëtejshme”, citon Progres-Raporti për vitin 2013 i Komisionit Europian për Shqipërinë.

Në ndryshim nga viti i kaluar, kur rekomandimi për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë kushtëzohej me përmbushjen e tre reformave, atë të Parlamentit, ligjin për Gjykatën e Lartë dhe atë për Shërbimin Civil, këtë herë Komisioni Europian në dokumentin e tij për Shqipërinë, i propozon vendeve anëtare që asaj “t’i jepet statusi kandidat me mirëkuptimin që Shqipëria të vazhdojë të ndërmarrë reforma në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Rekomandimi vjen pasi Komisioni vlerëson se “Shqipëria ka bërë përparim të mirë në rrugën e saj të integrimit europian, veçanërisht duke miratuar masa të cila janë identifikuar si thelbësore që vendi të përfitojë statusin kandidat si dhe duke ndërmarrë reformat në fushat e përcaktuara si prioritete kyçe në opinionin e Komisionit të vitit 2010. Shqipëria – vazhdon më tej vlerësimi i Komisionit – ka marrë hapat e para drejt përmirësimit të efikasitetit të hetimeve dhe ndjekjes së rasteve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Zgjedhjet e 23 qershorit vlerësohen gjithashtu se “u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt”.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në dhjetor, gjatë Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare.

 Fyle: Qeveria shqiptare të përmbushë 5 kriteret për anëtarësim

Komisioneri për zgjerimin, Stefan Fyle ka ripërsëritur rekomandimin e KE-së për t`i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Fule ka kërkuar: “Ne kemi përcaktuar 5 kritere që duhet të përmbushen nga Shqipëria të cilat janë: Të vazhdojë të zbatojë reformën e administratës publike; të marrë masa të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, eficensën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve gjyqësore ;të bëjë përpjekje të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit, të bëjë përpjekje të mëtejshme përcaktohet në luftën kundër krimit të organizuar, të marrë masa efektive për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut.