Progres-raporti, Gjosha: Reflekton arritje me reformat dhe sfidat e mëdha

367
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e cila ndodhet në Bruksel ka publikuar në facebook një pjesë të progres-raportit për Shqipërinë. Duke cituar komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn, ministrja Gjosha shkruan me gjithë progresin e qëndrueshmë për 5 prioritetet, mbetet ende punë në sistemin e drejtësisë dhe të drejtën e pronës.

Komisioneri Hahn sapo publikoi progres-raportin për Shqipërinë. “E mirëpritëm progresin e qëndrueshëm për 5 prioritetet, por mbetet akoma për të bërë me ndërtimin e shtetit të së drejtës, sistemin e drejtësisë, të drejtat themelore me fokus të drejtën e pronës”, nënvizoi Komisioneri Hahn. Ky progres-raport qartësisht reflekton arritjet me reformat dhe sfidat e mëdha që kemi përpara në rrugën tonë drejt BE-së. Të lexojmë mirë këtë progres-raport dhe adresojmë rekomandimet, pasi nuk kemi kohë për të humbur!”, shkruan Gjosha nga Parlamenti Europian.
Sigal