Progres-Raporti, Christian Danielsson: Reforma në drejtësi e një rëndësie të veçantë

412
Sot do të zhvillohet takimi i tretë i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku do të prezantohet edhe progres raporti 2015 për Shqipërinë.
Në takim do të marrin pjesë Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Majlinda Bregu dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Negociatave të Anëtarësimit, Christian Danielsson në Komisionin Europian.
Takimi do të mbahet në ambientet e kryesisë së Kuvendit në orën 10:00.
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Negociatave të Anëtarësimit, Christian Danielsson në Komisionin Europian së bashku me ministren e Integrimit Klajda Gjosha ishin në një konferencë për median.
Të dy ranë dakord se prioritet është reforma në gjyqësor si një pikë kyçe për zhvillimin dhe integrimin e vendit
“Një rëndësie tejet të veçantë është reforma në drejtësi” tha Christian Danielsson.
5 prioritetet
-Reforma në administratën publike
-Reforma në gjyqësor
-Lufta kundër korrupsion
-Lufta kundër krimit të organizuar
-Respektim për të drejtat e njeriut
Sigal