Profil/ Kush është kreu i ri i SHISH, Helidon Bendo, karriera dhe përvojat e tij

563
Helidon Bendo prej 18 muajsh mbante postin e zv.drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, deri në mëngjesin e sotëm kur është propozuar nga Kryeministri Edi Rama për të zëvendësuar Visho Ajazi Likën.

Por kush është Helidon Bendo?
Përpara se të merrte detyrën e zv.drejtorit të SHISH në 22 prill 2016, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.
Z.Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.
Z.Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.
Gjithashtu, z.Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.
Ai flet gjuhët anglisht e greqisht.
Sigal