Profesor Moikom Zeqo, ti je Gëtja ynë!

918
Sigal

Nga  Prof. Përparim Kabo

E hapa librin digjital të numrave të telefonit të miqve dhe me emrin e tij dolën disa …por si e kam zakon krahas emrit shkruaj dhe i fundit…E gjeta dhe i rashë…tingulli u dëgjua…disa zile. disi më shumë se të zakonshmet…Kjo lloj pritje të shqetëson…Mendova se në vend të tij dikush tjetër do përgjigjej. Imagjinoja që personi ka marrë telefonin dhe po del jashtë dhomës ku prej disa kohësh njeriu i dashur i tij qëndronte i shtruar në spital. Ishte vetëm një çast…Nga ana tjetër dëgjova zërin e tij..Nga kumbues qe shndërruar si një jehonë nga fund shpella…vinte si zëri i një bubullime të mbytur…Ose si të ishte nën ujë…Po kur ishte i ri ai zhytej dhe ka qenë nga pionierët e parë të kërkimeve nënujore…Si je Moikom, fola unë i pari dhe e kuptova që si në një antientropi shpirtërore lëshova një zë të vuajtur…Mirë.- u gjegj ai…ishte një mirë mes dy botëve…e zgjatur, e lodhur dhe e trishtë…Shkova dhe u ktheva …Një ringjallje…! Ndjeva se diçka m’u këput brenda meje!..Jo, i thashë më një kurajë qe e ndjeja si të pafuqishme…është herët…Kemi ende punë…të do dija, kultura, poezia, mendimi…je fari ynë…Pas fjalëve të mia faleminderit i tij u copëtua, ashtu si ikin rruazat kur humbin prej filli…fa le mi nd er it…Mikom Zeqo…lëngon në spital…Kujdesi nuk mungon …por dhimbja për mikun…ah dhimbja…Prej tij kam mësuar shumë…kam mësuar, se di të shkruaj…Ishte fillim vitet 90-të…ai lexoi një shkrim timin për filmin e debatuar …me titull “Vrasës të lindur”…unë e kisha shkruar me dorë ende s’kishim kompjuter. Ai po e lexonte te dhoma ku punonte. Dera ishte pakëz e hapur…E mbaroi, lëshoi tymin e cigares dhe u ngrit me vrull doli nga zyra dhe pyeti kush e ka sjellë këtë shkrim…Unë u gjegja…Ti je Përparim KABO? Po, i thashë. Ti duhet të shkruash …ke mendim dhe stilistik…jam habitur me shkrimin tuaj, do e botojmë…Miqësia jonë u shtua dhe ai mbeti i mrekulluar me shkrimin tim para ca vitesh për librin e tij me titull “Shitësit e Kaosit”, i cili po përkthehet në Amerikë…duke më thënë: Ky është shkrimi më i mirë për veprën time…Moikom…kozmogonitë e humbura në eklips i duam vetëm në letërsi…mos u nxito…Të pres të pimë kafen e radhës dhe të flasim shtruar për poezitë e tua për pikturën…për teatrin dhe filozofinë… Drita jote e lodhur duhet ende mes nesh…Të përqafoj dhe lutem për ty…
Miku yt, ai që të tha Ti je Goethe ynë….Amin!