Prof. Tritan Kalo/ Asambleistët e tredhur të “Rilindjes”

581
I pa fjalë dhe i pa mendë…
Po dëgjoja me shumë kërshëri zhvillimet në Asamblenë e Partisë Socialiate, si Organi (po “organ” ama dhe jo llafe) më i lartë i funksionimit të kësaj partie në hapësirën kohore midis dy kongreseve dhe mbeta gojëhapur dhe mendjerrësuar nga ato që po dëgjoja…
Në 25 vite “demon-kraci”, në të vetmin rast kur drejtuesit e vendit iu adresuan SOVRANIT për t’u shprehur, ishte Referendumi për Kushtetutën e vendit më 1994 dhe përgjigjia që morën ishte natyrisht negative për të vetmen arësye, sepse kërkoheshin të merreshin mbi supe përgjegjësira që i tejkalonin normat e një shoqërie demokratike, të një shoqërie për të cilën të gjithë aspiruam dhe u ngritëm në këmbë në fiilimvitin 1991…
Nëse Partia Socialiste e ka një status ku qartazi përcaktohen normat e funksionimit të kësaj force politike, përfshirë edhe mënyrën e zgjedhjes së drejtuesit të saj, pse u dashka krjijuar kjo tymnajë referendare, në kohën kur vendi ka nevojë për qartësira politike të atyre që kanë në dorë fatet e tij, sepse jeta socio-ekonomike nuk është “rozë”, sikundër përpiqen të na e paraqisin atë, por është “mavijosur” shumë nën peshën e krizës ekonomike dhe rrethanave të politikës globale, të cilat nuk munden të anashkalohen nga një ekonomi e brishtë si e jona…
Përse shumë tellallë në PS nuk u ngritën vrulltazi dhe ta akuzonin kryetarin e tyre se “po kërkon referendum dhe flet si Saliu”, kur e Ai e injoroj Asamblenë, Kongresin dhe vetë Statusin e PS-së duke futur artificën e zgjedhjes së tij nëpërmjet Referendumit (pothuajse në frymë dhe në qëllim të njejtë si ai i 1994), sikundër ata ngrihen dhe përflasin këdo që nuk bën hosanara, apo drejtazi kritikon ose thjesht bën vërejtje për shkeljen e frymës demokratike të forcës më të madhe politike të vendit???…
Mjerë Partia dhe vendi që presin nga këta Asambleistë të “tredhur”!!!
Sigal