Prof. Perparim Kabo: Një pyetje për Erion Veliaj: Zoti ish/ministër ku ndodhet mirqënia juaj sociale?

510
Do dëshiroja të ndaja një shqetësim…ikja e shqiptarëve drejt Gjermanisë nga zonat rurale dhe nënurbane, ditët e fundit është trajtuar si një mashtrim që u bëhetnjerëzve që besojnë së Gjermania do të japi statusin e emigrantit ekonomik, çka rezultoi që nuk ishte e vërtetë. Deri këtu është gjithçka e qartë. Porse duhet sqaruar situata më tej, pse kaq shumë njerëz duan të ikin, pse duan ta lënë vendin, pse janë ëndërr vrarë në shtëpitë e tyre, pse skanë besim tek e sotmja dhe e ardhmja, pse atdheu i tyre nuk është më i tyre dhe as i fëmijëve të tyre? Këto pyetje ia drejtoj Ministrit të Çështjeve Sociale, kandidatit për kryetar bashkie në Tiranë, zotit Erion Velija.Që t’ia thjeshtoj po i drejtohem shkoqur, zoti ish/ministër ku ndodhet mirqënia juaj sociale? Ju lutem na e tregoni. Ikja masive është pakënaqësi masive dhe në kësi rastesh duhet ta dini që shoqëria është përpara ndryshimesh të mëdha…shumë shpejt do ta kuptosh edhe Ti!
Sigal