Prof. Paskal Milo: Socialistët janë dele, nuk kanë integritet

460
Sigal

Ikona e së Majtës: Socialistët janë dele, e kanë dëshmuar që s’kanë integritet

Prof. Dr. Paskal Milo është një nga figurat më të shquara të së Majtës shqiptare, i cili ka qënë edhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë.  Prof. Paskal Milo, një nga historianët më të mirë, ka mbetur jashtë garës për në Akademinë e Shkencave, ndoshta sepse e ka kuptuar që procesi i përzgjedhjes ishte i paracaktuar dhe i manipuluar. Prof. Paskal Milo, si kryetari i PDS ka qenë një nga aleatët më tradicionalë të Edi Ramës, madje partia e tij është e dyta në kontributin që i ka dhënë aleancës së Majtë në 5do fushatë elektorale. Mirëpo, i zhgënjyer edhe nga keqqeverisja e Rilindjes Socialiste,e ca më pak nga kriza e madhe politike, sidomos nga këmbëngulja e kryeministrit Rama për të zhvilluar zgjedhje parlamentare pa opozitën, me komedinë që bëhet në parlament, duke emëruar opozitë kukull dhe pa integritet, Prof. Paskal Milo, mbrëmë shpërtheu, duke cilësuar socialistët “dele” që i shkojnë pas avazit kryetarit të PS dhe kryeministrit Rama.  Pro. Paskal Milo një nga politikanët ikonë të së majtës, i cili mbrëmë  në emisionin ‘Provokacija’ të Mustafa Nanos, duke folur për zgjedhjet që Rama kërkon të mbajë vetëm, i ka quajtur socialistët dele që nuk kanë integritet, që vihen në vathë për të votuar.

Paskal Milo: Bile ai është dëmtuar në mendimin tim. Tjetër, se socialistët janë dele, vihen në rresht dhe shkojnë të votojnë.

Mustafa Nano: Frazë e fortë kjo, që socialistet janë dele.

Paskal Milo: Jo, jo në mënyrë të veçantë ata janë provuar që janë dele