Prof. Panariti: AKU të bllokojë qumështin pluhur

463
Sigal

Prof. Dr. Edmond Panariti: AKU të bllokojë produktin e qumështit pluhur, i rrezikshëm për bebet

Ish-ministri i Bujqësisë, Prof. Dr. Edmond Panariti ka denoncuar dje, se produkti i qumështit pluhur është i rrezikshëm për bebet. Panariti shprehet se AKU duhet të bllokojë urgjentisht te gjithë sasinë e qumështit, i cili sipas tij, mund t’u ketë marrë jetën dy foshnjave në Berat. Ai thotë se të gjitha familjet, të cilat kanë marrë këtë produkt, ta kthejnë tek autoritetet dhe të presin përgjigjen e analizave.

Prof. Dr. Edmond Panariti: Foshnjet dhe fëmijët mund të jenë në rrezik! Duhet vepruar me shpejtësi! AKU duhet të bllokojë urgjentisht të gjithë sasinë e qumështit pluhur ( formula për bebe) i cili me shumë mundësi u mori jetën dy foshnjeve në Berat. Menjëherë dhe tani! Drejtori i AKU-së, të dalë në konferencë për shtyp për të bërë publike masat e bllokimit    të produktit dhe të urdherojë tërheqjen nga tregu të gjithë sasisë së qumështit për bebe nga firma qe e ka prodhuar. T’u bëhet thirrje të gjitha familjeve që mund të kenë përfituar nga shpërndarja e këtij qumështi që ta dorëzojnë atë te autoritetet. Të pritet përfundimi i analizave komplekse kimike dhe bakteriologjike për këtë ngarkesë! Qindra foshnje mund të jenë në  rrezik! Të fillojë një kontroll masiv analitik i qumështit formulë për fëmijë  në tregjet tona.. Nuk  është  shaka! Shikoni studimin e një  viti më parë  të kryer në Amerikë për ushqimet e fëmijëve. Rreziku është real.

Gjithashtu, AKU duhet të kontrollojë, të verifikojë edhe produktet e përpunimit të qumështit, sikurse djathi, kosi, të cilat nuk dihet nëse prodhohen nga qumështi i freskët, apo nga qumështi pluhur, sikurse a kanë ato vajin e palmës. Bollëku i tyre në raftet e supermarketeve, duhet të shikohet edhe në raport me pamjaftueshmërinë e fermave blegtorale, për të prodhuar këtë sasi të madhe qumështi. Atëhere, burimi kryesori tyre, lë të dyshosh, se është qumështi pluhur, dhe këtu fillon edhe spekulimi, pasi në etiketa shkruajnë se prodhohen nga qumështi i freskët.