Prof. Elmaz Sherifi: Bulizmi i Parlamentit dhe ERT-ja !

130

Elmaz Sherifi: Bulizmi i Parlamentit dhe ERTV-ja!

Parlamenti i sajuar ka krijuar institucione që nuk i parashikon Kushtetuta. Prokurorja e Përkohshme ishte shëmbëlltyra e “buluzmit” parlamentar. Kjo ngjarje kaloi me humor politik, duke krijuar modele të reja qeverisjes anarkike.
“Bulizmi i ERTV” ka eleminuar “pushtetin e katërt” të Shtetit të së Drejtës, median e lirë. Edhe kjo “risi”nisi si metode “moderne” e qeverisjes mediatike, kur Rama ishte kryetar bashkie, kur televizionet transmentonin videot e përgatitura nga “”grupi propagandës”. Tani me ERTV është shndërruar në “ligjësi” eleminimi i kronikave nga media e lirë, por transmetimi i kronikave që jep ERTV, duke e “varrosur” Shtetin e së Drejtës. Parlamenti i sajuar tani do ushtrojë “bulizmin politik” me miratimin e ligjeve të “Paketës Cbllokuese” që përdhosin Kushtetutën. Kush se kupton, s’ka parë gjë akoma! OSBE-ja, të cilën e kryeson Shqipëria po “ulurin” për të mos u miratuar “Ligji Antishpifje” që mbyll gojën me ligj, për t’u dëgjuar vetëm “bulizmi ERTV-së.