Prof. Edmond Panariti: Mbështetje fermerëve të duhanit

440
Sigal

Ministri i Bujqësisë,  Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
takohet me kultivuesit e duhanit. 
Për herë të parë pas 25 vitesh realizojmë
të gjithë ciklin e duhanit në Shqipëri

Gazeta Telegraf/ Ministri i
Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti
zhvilloi një takim me kultivuesit e duhanit në Cërrik, Elbasan me të cilët
diskutoi mbi kultivimin e varieteteve të reja, heqjen e monopolit të
grumbullimit të duhanit dhe zhvillimin e industrisë përpunuese të duhanit në
vend.

Ministri
Panariti tha se, përmes projektit për nxitjen e kultimit të duhanit në këtë
zonë, deri tani janë mbjellë 10 ha tokë me një rendiment rreth 30 kuintal/ha
duhan, të cilat po përpunohen në 5 furra tharjeje, 2 në Cërrik dhe 3 në
Shkodër. Synimi është të mos eksportohet, por ta përpunojë operatori vendas dhe
për herë të parë pas 25 vitesh të realizohet i gjithë cikli në Shqipëri
(kultivim,përpunim industrial dhe prodhim produktesh duhani).

Për këtë fazë,
tha Panariti janë të punësuar rreth 50 persona të zonës. Ndërsa synimi është që
kjo teknologji dhe ky varietet t’iu jepet fermerëve për të zgjeruar kapacitete
prodhuese te duhanit, duke dhënë një impakt ekonomik në rreth 1500 familje
fermerësh.

“Nuk mund të
përdoret më termi monopol pasi fermerëve po iu ofrohet një kompani tjetër edhe
një varietet tjetër duhani. Fermerët do të kenë alternativa, si për të zgjedhur
varietetin që duan të kultivojnë edhe operatorët grumbullues”, tha ministri
Panariti.