Prof. Dr. Zamira Çavo, Politiloge: Udhëhiqemi nga bandat e batakçinjve!

1152
Sigal

Një shtet që nuk jep drejtësi nuk është gjë tjetër veçse një tufë bandash kriminele e hajdutësh që vjedhin popullin!

Jakup B. GJOÇA

Gazetar i “Telegraf”

Prof. Dr. Zamira Çavo, politologe, në intervistën për gazetën “Telegraf”, duke skanuar gjithë krizën politike dhe evidentuar shkaqet, faktorët dhe fajtorët e krizës, e thotë qartë: Ne udhëhiqemi nga bandat e batakçinjve! Duke iu referuar krizën kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese, Prof. Çavo e thotë se drejtësia tek ne deri tani ka qenë një tufë bandash kriminale dhe hajdute që vjedhin popullit. Prof. Çavo nuk shikon ndo

një zgjidhje në krizën institucionale Parlament – Presidencë, ndërsa opozita me dorëzimin e mandateve të deputetëve nuk mendoi për interesat e popullit, ndërkohë që kryeministri Rama e ka dhënë gjithë Shqipërinë koncesion, prandaj kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin. Prof. Çavo shprehet, se me Reformën Zgjedhore do të bëjnë vetëm disa arnime, që kjo elitë elitë politike do luaj dhe kartën e fundit për të qenë akoma në pushtet!

Tashmë kriza institucionale mes Parlamentit dhe Presidentit është thelluar aq shumë sa që nuk shikoj dot mundësi zgjidhje politike. Nga njëra anë kemi një Parlament në përgjithësi jo vetëm mediokër, por edhe pa plotë( dhe kjo falë gafave të opozitës politike), që bën presion për shkarkimin e Presidentit

-Prof. Çavo, a mund të ndërtohet Drejtësia, kur anëtarja e Gjykatës Kushtetuese betohet tek …Noteri?

– Së pari duhet thënë se Gjykata Kushtetuese është nevoja më emergjente në këtë kaos që ka përfshirë politikën shqiptare. Është fakt se reforma në Drejtësi, është ndoshta reforma më e vështirë që ndonjë vend ka bërë ndonjëherë. I keni parë seancat e vettingut dhe çdo ditë besoj se çdo shqiptar bindet se çfarë i ka bërë vendit një drejtësi me individë teje të korruptuar! Këta gjyqtarë e prokurorë kanë lënë krimin të livadhisë në favor të bërjes së një pasurie përrallore personale. Ndaj kjo reformë nxori në sipërfaqe një problem të llahtarshëm të një drejtësie të kapur nga korrupsioni dhe politika. Tani të vijmë të pyetja tuaj: Ju thoni a mund të ndërtohet drejtësia kur një anëtare e emëruar nga Parlamenti dhe e mosdekretuar nga Presidenti betohet para Noterit? Unë them se kjo pyetje nuk qëndron: Së pari, sepse raste të tilla janë parashikuar nga legjislacioni botëror dhe shembuj ka. Së dyti, e që ka më shumë rëndësi: Gjykata Kushtetuese, dhe ashtu si është e paplotësuar, ka shprehur gjykimin e saj mbi çështjen në fjalë. Dhe kjo vlen. Një shtet që nuk jep drejtësi nuk është gjë tjetër veçse një tufë bandash kriminele e hajdutësh që vjedhin popullin!

– A mund të pretendojmë që Gjykata Kushtetuese do të jetë Mbrojtësja e Kushtetutës, kur Parlamenti voton me 115 vota 2 kandidate për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, të cilat nuk mundën dot të marrin pikët minimale për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës?

– Edhe unë e kam këtë dilemë, madje shkoj edhe më tej, kur mendoj se a do të jetë në gjendje kjo trupë gjykuese profesionalisht dhe mbi të gjitha a do të ketë integritetin e duhur për të zgjidhur me drejtësi çështjet e koklavitura të institucioneve shqiptare? Por duhet të shohim përtej të sotmes. Dhe kur e bëj këtë shoh pak dritë në fund të tunelit. Besoj që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nën suportin e përfaqësuesve të huaj, janë disa hapa përpara nesh që gjykojmë vetëm faktet në sipërfaqe.

– Ju si e cilësoni Rezolutën e Parlamentit, e cila u bën Thirrje Institucioneve Kushtetuese të mos njohin e Zbatojnë Dekretin e Presidentit të Republikës, i cili nuk është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, për t’u cilësuar i pavlefshëm?

– Tashmë kriza institucionale mes Parlamentit dhe Presidentit është thelluar aq shumë sa që nuk shikoj dot mundësi zgjidhje politike. Nga njëra anë kemi një Parlament në përgjithësi jo vetëm mediokër, por edhe pa plotë( dhe kjo falë gafave të opozitës politike), që bën presion për shkarkimin e Presidentit dhe nga ana tjetër kemi një President që nuk arriti asnjëherë të ngrihet mbi palët si shprehës i unitetit të popullit por mbeti përfaqësues tipik i interesave partiake. E mbi të gjitha kemi një politikë inatçore që po e çon si Presidentin, ashtu edhe kryeministrin drejt një përplasje të pashmangshme dhe të dhimbshme politike. Kjo krizë uroj me shpirt të mos cenojë të ardhmen e demokracisë dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Nëse opozita e Bashës do kishte pasur qoftë edhe një çast parasysh interesat e vendit nuk do kishte djegur mandatet, e sikur Rama të mendonte qoftë edhe një çast për vendin nuk do ta kishte dhënë me koncesion gjithë Shqipërinë. Këta janë armiqtë më të rrezikshëm të vendit

Ndaj për tju përgjigjur pyetjes suaj them se, si Parlamenti ashtu dhe Presidenti as duan t’ia dinë si për Gjykatën Kushtetuese, ashtu dhe për drejtësinë në këtë vend. Secili prej tyre dhe të gjithë bashkë mendojnë për sa më shumë përfitim individuale nga situata..

– A mund të pretendojmë Reformë Zgjedhore e cila do të krijojë mundësi për zgjedhje të ndershme, kur bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore është ish ministri i cili, sipas përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, bleu votat dhe kërcënoi Elektoratin me ” djemtë problematikë”?

– Për mua nuk ka fare rëndësi nëse është Gjiknuri, apo një tjetër në krye të komisionit! Për mua ka rëndësi që Reforma zgjedhore të kryhet me dhe nëpërmjet atyre që duan ta bëjnë vërtetë këtë reformë. Mesa jam e informuar nga çka po bëhet deri tani, shikoj që janë arnime anësore. Dhe kjo më bën të mendoj se pozita aktuale ( pavarësisht Gjiknurit si bashkëkryetar) , opozita parlamentare (pavarësisht Hajdarit si bashkëkryetare) do bien dakord edhe me opozitën e Bashës. Arsyeja e vetme është se kjo elitë politike do luaj dhe kartën e fundit për të qenë akoma në pushtet! Ndaj dhe reforma që ata do miratojnë do tu shërbejë sërish atyre dhe do na shitet si marrëveshja e vitit që do na shpëtojë!

– Prof. Çavo, Ju jeni shprehur disa herë që Opozita nuk ofron shpresë. A duhet mbajtur akoma kjo qeveri e cila e katandisi Shqipërinë “Kolumbinë e Evropës” për kanabizimin e Shqipërisë siç e cilëson DASH, vendin më të korruptuar në Rajon dhe më të varfërinë në Evropë derisa kanë emigruar 450.000 shqiptarë në 4 vitet e fundit?

Kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin e saj me kohë që kur i u shmang programit të saj ekonomik. Sot Shqipëria ka nevojë për një të majtë serioze që të ndikojë fort në zbutjen e pabarazisë që ka shoqëria shqiptare! Sa për kanabisin apo largimin e shqiptarëve nga vendi përgjegjësia është e të gjitha qeverive të majta e të djathta. Kjo nuk duhet harruar asnjëherë. Nuk është Rama i vetmi që duhet larguar nga politika. Është e gjithë klasa e korruptuar politike. Kanë 30 vjet që u pasuruan nga politika, duke shkelur mbi çdo gjë publike, apo interes popullor!

– Cilat Reforma janë realizuar në Shqipëri, që shumë ndërkombëtarë na përgëzojnë e na thonë që duhet të hapen negociatat?

– Shikoni më vjen keq që ju gazetarët asnjëherë nuk jeni pozitivë me vendin dhe nevojat e njerëzve për të ardhmen. Cilat reforma thoni ju? Po sikur asgjë, asgjë të mos kemi bërë, ne të gjithë duhet të ushtrojmë presion që të hapen ato të shkreta negociata! Se ndryshe, e ardhmja jonë do të jetë shumë herë në pikëpyetje.

Mesa jam e informuar nga çka po bëhet deri tani, shikoj që për Reformën Zgjedhje janë arnime anësore. Arsyeja e vetme është se kjo elitë politike do luaj dhe kartën e fundit për të qenë akoma në pushtet!

Puna është se edhe gazetaria ka rënë në rrjetën e interesave politike dhe hapjen e negociatave e lidh me suksesin e njërës palë dhe humbjen e tjetrës. Por nuk është kështu. Ajo që vlen për vendin duhet të shihet si fitore e popullit dhe jo e qeverive, apo më keq ama e individëve!

– Si e vlerësoni të sotmen? Kemi ndonjë shpresë apo të marrim rrugët të gjithë nëpër botë?

– Unë them se jemi në periudhën më kritike të periudhës 30 vjeçare të demokracisë. Gjithë trazimet ndër vite që nxorën në krye llumin kanë bërë “pis” gjithë shoqërinë. Ka ardhur momenti që ky proces tranzicioni të përmbyllet dhe shoqëria të dekantojë në fund llumin e saj. Por kjo nuk vjen vetiu. Secili duhet të bëjë punën e tij duke menduar jo interesin e njërit apo tjetrit individ në politikë por intereset e mëdha të përbashkëta. Nëse opozita e Bashës do kishte pasur qoftë edhe një çast parasysh interesat e vendit nuk do kishte djegur mandatet, e sikur Rama të mendonte qoftë edhe një çast për vendin nuk do ta kishte dhënë me koncesion gjithë Shqipërinë.

Kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin e saj me kohë që kur i u shmang programit të saj ekonomik. Sot Shqipëria ka nevojë për një të majtë serioze që të ndikojë fort në zbutjen e pabarazisë që ka shoqëria shqiptare!

Këta janë armiqtë më të rrezikshëm të vendit. Ju gazetarët, intelektualët, e cilido njeri i ndershëm në vend duhet të luftojë që këtij vendi ti rikthehen institucionet. Pa institucione nuk kemi për të bërë kurrë shtet! Dhe nëse nuk e arrijmë dot këtë atëherë me siguri do gjemë ndonjë diktatorë tjetër që do na e vendosë” kufirin te thana”. Dënimin që ne të gjithë do ja paguajmë indiferencës sonë politike është të udhëhiqemi nga bandat e batakçinjve!

– Faleminderit!