Prof. Dr. Zamira Çavo: Nuk negociohet sipërfaqja e tokës, që është pronë publike. Teatri është i qytetarëve

556
Sigal

Askush nuk ka të drejtë të bëhet “zot” në pronën Publike!

Me që shumë miq më thonë, se pse nuk jam prononcuar për çështjen “teatri”, po jua them publikisht mendimin tim!

  1. Teatri, ashtu sikundër është, nuk është teatër! Pra, jam tërësisht dakord me profesionistët, që shprehen se duhet detyrimisht një godinë e re!
  2. Nuk mendoj se kjo godinë përfaqëson trashëgiminë tonë kulturore apo është objekt i kësaj trashëgimie. E tillë ishte edhe Kinostudio, por ja që aty zunë vend televizionet private dhe askush nuk bëri zë. Ndaj problemi, që unë kam, nuk është me këto argumente. Problemi im është i thjeshtë: Teatri duhet të prishet dhe në vend të tij të ngrihet një tjetër modern, më parametrat e kohës, por edhe në përputhje me arkitekturën rrethuese. Se kush do ta ndërtojë këtë, pak rëndësi ka. Ajo që nuk duhet negociuar është a) sipërfaqja e tokës, që është dhe duhet të mbetet pronë publike. b) Pas ndërtimit Teatri është dhe duhet të mbetet Pronë PUBLIKE!
  3. Askush nuk ka të drejtë të bëhet “zot” në pronën Publike!