Prof.Dr.Tritan Shehu: Vendimi i Presidentit Meta, vendim prej Burri Shteti

462
Sigal

Nga Prof.Dr.Tritan Shehu.

Vendimi “in extremitas” i Metës, shansi i fundit institucional! Shqipëria prej më se dy vitesh ndodhet nën një “grusht shteti” institucional në progres. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të Lartë, Gjykatat e Apelit janë drejt atrofizimit, ato të Faktit në amulli të plotë, prokuroria…

Parlamenti me vetëm 122 deputetë, nga të cilët reth 40 ”pupace” të thirur për të mbushur vendet në menyre anti kushtetuese.

Procedurat e aplikuara ndaj deputetëve të opozites të larguar ishin anti kushtetuese e anti ligjore, gjë që në planin formal thotë shumë (në atë politik jo).
Shqipëria u kthye në një vend ku askush nuk mund të kërkoje të drejtën kushtetuese e ligjore.

U krijua një gjendje anti demokratike, anti institucionale, e pilotuar qëllimshëm për t’u transformuar në “despote lindore” prej ku dhe inspirohen, në precipitim drejt skenarëve tragjike.

Vendimi i Metës, që kërkon të ndalojë pikërisht këtë rrokullisje, për t’i dhënë kohë rivendosjes së disa balancave, po quhet antikushtetues, nga ata që e futën vendin në antikushtetushmëri të plotë, nën “grusht shteti”.

Në fakt është merita e Metës që mori me përgjegjshmëri këtë vendim të vështirë kushtetues në situata të vështira, sinkron me një lëvizje masive popullore.

Nuk është faji i tij nëqoftëse ata që po e sulmojnë sot, nuk kanë se ku ta apelojnë atë, veçse për çfarë vetë krijuan. Le të shërbejë ky vendim për të ndalur “rënien e lirë”, për të rifilluar të futemi në “shinat institucionale”.