Prof.Dr.Tritan Shehu: Urimet më të mira për të djathtën në Itali

455
Sigal

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu përmes një statusi në “Facebook” ka uruar të djathtën për fitoren që ka arritur në zgjedhjet europiane në Itali.

Shehu nënvizon se kjo fitore e së djathtës është një sinjal i mirë për ndryshime edhe në vendin tonë.

Nga Prof.Dr.Tritan Shehu

Bravo e djathta italiane, urime.
Konfirmohet qartësisht lajmi i mirë edhe nga Italia për fitoren e koalicionit të djathtë në zgjedhjet europiane.
Koalicioni i djathtë i përbërë nga Lega, Forca Italia, Frateli d’Italia kanë arritur të marrin së bashku reth 50 % te votave, pra shumicën absolute të votuesve.
Një tregues shumë i rëndësishëm dhe i konsoliduar tashmë ky, që tregon për ndryshimet e thella politike drejt të djathtës, që po trokasin në Italinë mike.
Një sukses ky i partnerëve tanë italianë, që flet edhe për një trend të përgjithshëm, shumë të favorshëm jo vetëm për ne si PD, por dhe për te zhvillimet e pritëshme të Shqipërisë në tërësi.
Urimet më të mira për të djathtën në atë vend partner strategjik për ne, për Salvinin, Berlusconin, Melonin.