Prof. Dr. Tritan Shehu: Tellallet e teorisë së “shkëmbimit të territoreve” kanë filluar tashti të “belbëzojnë”!

449
Sigal

Nga Tritan Shehu

Tellallet e teorise se “shkembimit te territoreve” kane filluar tashti te “belbezojne”!
Por fatkeqesisht demi i krijuar nga ata ndaj interesave tona kombetare, edhe deri me sot, eshte shume i madh.
Besoj se i degjuat keto dy dite, ose kerkonin ta anashkalonin, ose ta kamuflonin thelbin e “vepres” se tyre zeher, duke e sheqerosur nga jashte ate.
Ky ishte dhe lejtmotivi i kesaj konference te diaspores, te fshiheshin si struci, te paraqiteshin ashtu sic nuk jane, te shisnin “piperin per sheqer” .
Ndoshta keta “argate” do te detyrohen te thone dicka me te qarte mbas disa ditesh, gjate vizites se autorit te kesaj endre per “Serbine e Madhe”.
Por ne fakt koha nuk punon me per ata, kjo eshte pozitivja dhe u dallua qarte edhe ne ate konference, negativja eshte te ajo cfare ka ndodhur deri me sot.
Do te duhet shume kohe, energji e mund qe ajo te tejkalohet plotesisht.