Prof. Dr. Tritan Shehu: Shqiptarët e dinë se presidentin e Bolivisë populli e “dërgoi” azilant në Meksikë!?

611
Sigal

Pas shembjes së 33-objekteve në zonën e Unazës së Re, ka reagur ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Shehu risjell në kujtesë historinë e presidentit të Bolivisë, të cilin populli e “dërgoi” azilant në Meksikë.

Ja postimi i plotë i Shehut:

Shqiptarët e dinë se presidentin e Bolivisë populli e “dërgoi” azilant në Meksikë!?

Mbasi Morales deformoi procesin e votimit bolivianët protestuan për javë të tëra, pa ndërprerje e të vendosur pikërisht për vendosjen e demokracisë aty.

Rezultati i kësaj rezistence popullore është në foton e mëposhtëme, nisja e Morales nëpër natë me avion për në Meksikë pa biletë kthimi.

Kur populli “lëviz” nuk ka forcë që ta ndalojë, por duhet të “lëvizë” me fuqinë e tij për të mbrojtur pikërisht të sotmen e të ardhmen e vet.

Ky është një parim universal për vendosjen e mbrojtjen e demokracisë kur institucionet nuk duan apo nuk mundin ta sigurojnë këtë.

Atëhere është fjala e “sovranit” që “bën ligjin”.

Ky parim është i vlefshëm edhe për shqiptarët, askush nuk duhet ta harrojë këtë, autokratë dhe të vuajtur, të parët për të mos ta trashur zullumin, të dytët për të qenë koshient se si mund ta këpusin atë kur trashet.

Shqiptaret e dine se presidentin e Bolivise populli e “dergoi” azilant ne Meksike!?Mbasi Morales deformoi procesin e…

Gepostet von Tritan Shehu am Dienstag, 12. November 2019