Prof. Dr. Tritan Shehu: Samiti i Polonisë, një shuplakë e fortë për kryeministrin Rama

480
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e ka cilësuar Samitin e Polonisë një shuplakë të fortë për kryeministrin Edi Rama dhe keqqeverisjen e tij.

Shehu shkruan në “Facebook” se nuk bëhet fjalë vetëm për mos marrje fondesh, por edhe për një projekt ndarjeje të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në ecurinë e integrimit.

“Nuk flitet vetëm për mos marje fondesh zhvillimi, për çvendosje edhe në planin e vizibilitetit formal të tij atje, por dhe për një projekt ndarje të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në ecurinë e integrimit”, shkruan Shehu.

Më tej, ish-deputetin thekson se Rama po mundohet t’i fshehë dështimet e tij në këtë samit, duke thënë se integrimi varet nga “subjektivizimi politik i vendeve të BE”.

“Rama si struci mbas “subjektivizmit politik”. Samiti i Polonisë ishte një shuplakë e fortë për atë dhe keq qeverisjen e tij, qoftë edhe për farsën e 30 Qershorit. Fatkeqësisht kjo Rilindje kështu po penalizon një popull të tëre.

Dhe të gjitha këto dështime përgjegjës për të cilat është ai vetë, Rama mundohet t’i fshehë duke deklaruar se tashmë integrimi i vendit varet nga “subjektivizmi politik i vendeve të BE”!!! Edhe struci është pak për ta krahasuar!”, shton ish-deputeti.

Shehu