Prof. Dr. Tritan Shehu: Gjirokastër, mijëra qytetarë i thonë “Jo” Ramës

484
Sigal

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në takimit që po zhvillon këto momente në Gjirokastër.

Qindra banorë të qarkut të Gjirokastrës i kanë prerë rrugën kreut të qeverisë, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet me forcat e policisë, të shumta në numër për të mbrojtur kryeministrin.

“Një numër impresionant banorësh të Qarkut të Gjirokastrës, mijëra qytetarë, i thonë “Jo” Ramës.
Rama zhvillon në izolim të plotë, i rrethuar me qindra forca policore një aktivitet antikushtetues.
Megjithatë përpjekjet e dhunëshme të policisë, në shkelje të të drejtave të njeriut e lëvizjes në akset rrugore, protestuesit të vendosur transmetuan qartë e fortë mesazhin e tyre në mbrojtje të demokracië e Kushtetutes.
Rama ik!”- shkruan Shehu.