Prof. Dr. Tritan Shehu: Dr. Golemi një i verbër që rrëmbeu postin e “Kryetarit” të Bashkisë së Gjirokastrës

461
Sigal

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje veprimin e Dr. Golemit duke u vendosur në postin e kryetarit të Bashkisë Gjirokastër. Ish deputeti e quan Golemin  si një të verbër që rrëmbeu postin që nuk i takonte pasi në zgjedhje e 30 qershorit morën pjesë më pak se 16% të votuesve. Ja postimi i tij i plotë:

“Miopia” e okulistit, “kryetar” të  Bashkisë Gjirokastrës.
Dr. Golemi si një i verbër rrëmbeu sot postin e “Kryetarit” të Bashkisë së Gjirokastrës, me një pjesëmarje në farsën e 30 Qershorit ë më pak se 16% të votuesve, pa rival dhe me mbi 1500 vota të pa vlefeshme për atë.
Edhe Fushëbardha, që ka bërë histori nuk doli më shumë se 13% atë ditë, apo i dërgoi me dhjetra mesazhe në fletët e pa vlefeshme, të cilat nuk e di nëse kolegu okulist mundi t’i lexojë.
Fatkeqësisht miopia e verbëria e tij politike nuk po e lënë të shikojë përreth e të kuptojë se po përdoret veçse si “mish për top” nga Rama & Co.
Këto votime, ai vetë në atë karrike, me “këshillin” e tij janë antikushtetuese, të pa ligjshëm, produkt i një farse elektorale, tashmë të dal boje dhe të destinuara që në një kohë të shkurtër të “avullojnë”, për tu zëvendësuar me zgjedhje reale.
Besoj se ajo ditë e afërt do t’i “mjekojë e përmirësojë shikimin” edhe okulistit “kryetar”, për të parë e kuptuar se ku e ka futur Rilindja, sa keq e ka përdorur ajo sot për ta flakur nesër dhe sa shumë duhet “larë” tashmë për tu pastruar nga kjo “baltë”, që po merr apo po ja hedhin rilindasit mbi vete.