Prof. Dr. Tritan Shehu: 42 “pupacet” parlamentare me përfaqësuesit e tyre në të ashtuquajturin Komision Hetimor, shkëlqyen sot në mbrojtje të despotizmit një partiak

601
Sigal

Nga Tritan Shehu

42 “pupacet” parlamentare me përfaqësuesit e tyre në të ashtuquajturin Komision Hetimor, shkëlqyen sot në mbrojtje të despotizmit një partiak.
Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, për të zënë vendet në mënyrë antikushtetuese në atë “parlament” këta 42 “pupace”, mbasi dorëzuan mandatet apo nuk pranuan vajtjen aty mbi 180 deputetë, u investua totalisht Rilindja vetë.
Seleksionim i fortë ky, që nuk mund të mos “lindte” këtë skuadron kaq “besnik” me vijën politike të autokracisë rilindase.
Edhe detashmenti i vjetër bolshevik, që për dekada përdori atë sallë për gjyqet e tij politike, duhet të jetë rëngjethur sot nga ngazëllimi (mbi apo nën tokë, kudo ku ndodhet), duke i dëgjuar këta “pupace” të “këndojnë” sot me aq entusiazëm këngët e tyre të dikurshme për “Partinë-Shtet”.