Prof. Dr.Titan Shehu: Filozofia e Ramës është autokracia!

130

Nga Tritan Shehu

Filozofia e Ramës është autokracia!
Destinacioni i tij është pseudo demokracia lindore, izolimi!
Kudo ku ai ose anturazhi i tij shkon këto ditë në këtë ”fushatë”, veçse flitet me “triumf” për “fundin e opozitës”, që nuk do ta kemi më “nëpër këmbë”, që opozita do “shkojë në shtëpi”, etj, të shoqëruara këto me një fjalor urrejtje patologjike e denigrimi për atë.
Turp i vërtetë ky, një mentalitet despotizmi Lindor, i pa pajtueshëm për demokracitë Perendimore, që në realitet është dhe “karburanti ideologjik” i kësaj Rilindje, i prezantuar nga një Kryeministër.
Dëshmi kjo e rrezikut ekstrem që po kalon demokracia jonë, e lindur në dhjetor të 1990-tës, në këto periudha agresioni ekstrem mbi atë.
Shqipëria është afër vendosjes së një autokracisë tipike Lindore prej ku kjo Rilindja frymëzohet, mbështetet e ku aspiron të na çojë të izoluar.
Por shqiptarët janë të vendosur të mos izolohen më larg Perendimit, siç ndodhi gjatë Perandorive Otomane e asaj Komuniste.
Është koha për veprim, nesër mund të jetë shumë vonë e më vështirë për të rilindur pluralizmin e vërtetë Perendimor në Shqipëri.