Prof. Dr. Skënder Gjinushi:Opozita nuk fiton dot nga zhgënjimi i njerëzve ndaj politikës

535
Sigal

PSD-ja do të jetë në Kuvendin e ardhshëm, (me listat e PS-së)

Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, në intervistën ekskluzive për “Telegraf” shpjegon raportet e reja që do të ndërtohen në aleancën e majtë dhe pse tani ka ndryshuar mentaliteti dhe psikologjia politik i 2009-s te PS-ja. Sipas Gjinushit, vetë PS-ja është e bindur që i duhen aleatët. Zoti Gjunushi zbardh, një lajm nga marrëveshja që po ndërton me PS-në. PSD-ja, do të jetë në Kuvendin e ri, duke lënë të kuptohet se do të përfsihet në listat e kandidatëve të PS-së, edhe pse ditë më parë, PS-ja përjashtoi mundësinë që  disa kryetarë të partive aleate, të përfshihen në listat e kandidatëve të saj.

– Zoti Gjinushi, cili është mendimi juaj projekt-platformën  e paraqitur nga PS-ja në takimin me aleatët, pasi disa e kanë vlerësuar si një marrëveshje për interesa postesh qeveritare?

Është hera e parë që e dëgjoj. Në përgjithësi, pyetja juaj,mund të vlerësohet si një pyetje për skup. Sepse dihet ndërkombëtarisht, që bashkëqeverisjet bëhen mbi votën e fituar. Këto lloj bashkëpunime, para dhe pas elektorale, mbështeten mbi kontributin e dhënë nëpërmjet votës. Është tjetër gjë, pastaj, që marrëveshja përkatëse është midis një, dy tre, apo njëzet e tre partive me PS-në.  Kush etiketon faktin që PS-ja dhe partitë aleate  kanë rënë dakort të venë së bashku në zgjedhje dhe  të ndajnë përgjegjësitë në raport me kontributet  e shprehura nëpërmjet votës, kuptohet  se nuk e ka të qartë se çfarë është demokracia, vuan nga ideja që vetëm partia e parë sakrifikon për popullin, ndërsa të tjerët duan pushtet. Dhe shkon me idenë që çdo votë  është  normale të kthehet në  pushtet, kurse  8.000 apo 50.000 vota nuk është normale të kthehen në përgjegjësi qeverisëse. Ky koncept vjen nga injoranca, nga li gësia dhe nga porosia dhe parablerja e analistëve.

– Derisa PS-ja u thotë aleatëve nëse merrni 10.000 vota keni një post zv/ministri, a nuk është marrëveshja për poste qeveristare?

– Pas kësaj interviste, besoj se edhe ti do ta kesh të  qartë se këto gjera i thonë vetëm për ligësinë, dashakeqësinë për demokracinë.

– Berisha, sipas informimeve që kemi, do të fusë në listat e PD-së edhe kryetarë të partive aleate, ndërsa Kryetari i PS-së e ka përjashtuar këtë mundësi me pratformën që ju afroi. Ajo marri kolektive e 2009-s a nuk përsëritet për aleatët e majtë?

– Nuk e di që ti ke biseduar drejtpërdrejt me Edi Ramën dhe e di se çfarë do bëjë Edi Rama. Ku e ke ti këtë siguri se çfarë do bëjë Saliu dhe çfarë do bëjë Edi?

– Nëqoftëse, përfundimisht, asnjë kryetar i partive aleate të së majtës nuk do futet në listat për deputet të PS-së,  a ekziston rreziku që PS-ja të mbetet pa aleatë parlamentarë?

–  Megjithë shqetësimin tuaj, kjo që thoni, nuk do të ndodhë. PSD-ja do të jetë në parlament.  Ndonëse votat e PSD-së janë të shkruara, janë fakt, nuk janë objekt debati, shumë janë munduar që PSD-na ta fusin në thes me parti që realisht kanë qënë të detyruara të mbijetojnë me ndihmën e të mëdhenjve. Ne i kami marrë këto vota, shpesh, në përplasje me të mëdhenjtë. Kurse për votat e  LSI-së që i marr votat me të blerë, flasin të gjithë. Ne kemi të drejtë të themi, qëLSI-ja, siç blen votat, blen edhe ndikimin mediatik.

Zoti Gjinushi, sipas informimeve që kemi, nëse PS-ja do të bashkohet në aleancë me LSI-në e Ak-në, raportet e tyre të bashkëpunimit do të jenë me kritere të tjera nga ato të platformës. Kjo, a nuk ju vendos juve në kushte nënvlerësimi?

– Secila parti kushtet e bashkëpunimit me PS-në do t’i ndërtojë sipas marrëveshjes të dyanshme që do të nënshkruajë. Dhe nuk ka pse të shqetësohemi se çfarë marrëveshje bën PS-ja me të tjerë. Kryesore për ne është të arrijmë një fitore elektorale kundër Berishës, me këdo parti që  dëshiron që të rrezojmë bashkarisht Berishën nga pushteti.

Ju si do t’i mbroni votat, derisa tashmë partitë e vogla nuk kanë më asnjë përfaqësues në asnjë hallkë të administratës zgjedhore, e kjo edhe me bekimin e PS-së?

Një nga pikat e platformës është që PS-ja, meqë ajo ka privilegjin të përfaqësohet në komisione, dhe meqë, si gjithnjë me hile PSD-së, sepse gjysmat e votave tona

kalon në favor të PBDNJ-së, atëherë PS-ja duhet të mbrojë votat tona. Tani ka një ndryshim ta madh në mentalitet, në psikologji, sepse, ndryshe nga 2009-ta, shumica e socialistëve  e kanë të qartë se duhen aleatët. Dhe PSD-ja është aleatja e vetme që i ka qëndruar PS-së edhe në opozitë, por duhen edhe aleatët e dorës së tretë e të katërt,  edhe me 1.000 vota, në kuptimin e forcës elektorale. Në këtë realitet,  që nuk është i ri, por është i kuptuar, tashmë komisionerët e PS-së nuk mund të bëjnë më gabimin, apo të numërojnë vetëm votat e tyre, apo për të neglizhuar, apo më keq, për të transformuar votat e aleatëve.

– Përse komisionerët e PS-së do ta kenë këtë motiv, derisa votat  do ndryshojnë xhepin e së njëjtës pallto?

Saliut duke mos i treguar rezistencën maksimale ndaj votës, do të përpiqet që ta vjedhë votën. Po i le një shteg, që të mos i vjedhim njëri-tjetrit, por brenda llojit, ti bëj çfarë të duash, unë të bëj çfarë të dua, Saliu, derisa do vjedhë te komshiu, do të vjedhë edhe të PS-së. Kjo është një përvojë që socialistët duhet ta kenë mësuar dhe e kanë mësuar mirë.

A nuk kërkuan vetë aleatët që PS-ja të mos bëjë një propagandë negative kundër aleatëve të vet?

 Kjo ka qënë një kritikë, ose një nga gjërat që çaluan në 2009-n. E këtë e ka paralajmëruar PSD-ja dhe ndodhi. Ajo ideja, që nuk duhen aleatët, janë më shumë të bëzdisur sesa ndihmë, kjo ishte fushata në 2009-n. Kjo nuk është më, tashmë. Vetëm ndonjë individ që ka mbetur te 2009-ta mund të thotë që nuk duhet vota e aleatëve, por tek PS-ja. Është theksuar në platformë, që fushata do të jetë vetëm pozitive. Ekipi nuk fiton, po të luhet vetëm individualisht.  E vetmja që duhet është  që  të përsëriten të njëjtat gabime taktike, psikologjike, të 2009-s.

Ditë më parë ndodhi që vota e PBDNJ-it në KQZ, si votë opozitare, u bashkua me maxhorancën, pasi kjo parti nuk është një aleate besnike e PS-së. A është kuptuar te vetë PS-ja domosdoshmëria që ajo të ketë në Kuvend aleatë të saj besnikë?

– Parti parlamentare nuk të bën PS-ja, por vota e elektoratit tënd. Prandaj, PSD-ja, ju thashë, që do përfaqësohet në Kuvend, patjetër.

– Duhet të votojnë 16-vjeçarët?

– Kjo është pedopolitikë. Saliu do të tregojë që do të tallet deri ne fund. Sepse të tilla ndryshime nuk hidhen e të bëhen, kështu, në qiell të thatë, po e ke seriozisht. Siç tha për kinezçen. Që duke ardhë në mbledhje, meqë i tha një mik, janë futur shumë mallra kineze, hajde të futim kinezçen. Pra, një reformë të rëndësishme arsimore, Saliu e bën në korridor. Këtu, siç duket, një nga nipërit i është dukur më i zgjuar nga vetja. Dhe na tha, hajde të votojnë edhe nipërit. Dhe e ka parë, që këta 16 vjeçarët kanë edhe një avantazh për Saliun, sepse kanë lindë pas 1997-s dhe nuk janë të tromaksur,  si këta që që kanë mbushur moshën, që në bark të nënës, e sa dolën në jetë, mbajnë mend një Sali, që ulërinte televizioneve e që u rizgjodh me tanke.

Besoni se çfarëdo rezultari zgjedhor të kemi në 23 Qershor, çështja e integrimit të Shqipërisë do të marrë zgjidhjen pozitive?

E dini që janë 12 rekomandime? Tre vjet rresht, nga këto  janë plotësuar vetëm 4. Një nga këto është edhe reforma zgjedhore. Tani të gjithë e shikojnë që edhe kjo reformë që nuk siguron dot zgjedhje të lira e të ndershme, është një nul. Ku jemi? Asgjëkundi! Është absurd  ai mendim që ushqejnë disa, që marrja e statusit do të sjellë standarte demokratike në Shqipëri. Është si ai i sëmuri, nuk ka hallin si do ta shpallë komisioni, por ka hallin si do t’i dalin analizat, si është gjendja reale. Dhe të gjesh mik, që t’i thotë të sëmurit, që, shiko je mirë, kur realisht është keq, kjo është që t’ja bësh veten të keqes. E njëjta gjë është edhe marrja e statusit fallco, pa arritur standartet demokratike. Ajo që thoshin e uronin që Brukseli këtë rradhë, ishallah, të na thotë “mirë”, kur ne e dimë që jemi keq, gënjehen e gënjëjnë. Përse Brukseli të thotë “ më mirë”? Që nuk ka korrupsion? Që ka  shtet të së drejtës? Atëhere, çfarë uron? Hajde, mbase  ia hedhim Brukselit, për të keqen tonë. Zgjedhjet, qartazi, janë jashtë standartit, që sot! Zgjedhjet duken, po të shikosh perceptimin popullor. Ja, pyeti shqiptarët. Këto zgjedhje të 23 Qershorit, a janë në kushte më të mira se 2009-a? Përgjigja, është edhe më keq! Ky popull, që është në garë elektorale,  e ndjen frikën e heqjes nga puna, keqpërdorimin e medias, keqpërdorimi i administratës, e njëjta KQZ, në mos më keq nga e Ristanit. Që të besosh se do të kemi hop cilësor në integrim, duhet që në 23 Qershor shqiptarët të dënojnë ata që e penguan integrimin. Ata që dhunojnë demokracinë, nuk mund të jenë mbartës të integrimit të shqiptarëve e Shqipërisë.

– Faleminderit!

  Personalitetet politike të së majtës, sërish jo në Kuvend

Në saj të kësaj platforme të PS-së për bashkëpunim me aleatët, ka shumë të ngjarë, që personalitete  politike të së majtës, do të mbete sërish jashtë Kuvendit. A ka këtë luks politik e intelektual e majta dhe vetë PS-ja?

Tani, mos i qani hallin kalorësit se i varen këmbët. Ky gabim u bë në 2009-n, sepse ishte një gabim masiv, u quajt si marrëveshje dypalëshe, por në fakt gjeti përkrahje të shumtë të opinionbërësve, opinionblerësve dhe opinionndërtuesve, të cilët thoshnin, që “ shyqyr që shpëtuam nga të vegjlit!”. Dhe kjo u transmentua, pastaj, edhe deri te numërimi i votës. Është fakeqësi që difektet në emër të pavarësisë, të intelektualizmit, ti bëjmë propagandë të kundërt me atë çfarë do Shqipëri. Në vënd që të bëjmë që të çlirohen shqiptarët ngë “Një-shat”, aq më shumë kur ata mbështeten mbi manipulim, bëni propagandën e kundërt. E keqja ishin të tjerët, të tretët, pra partitë e vogla, sepse këto ishin parazitare. Është njësoj sikur t;u thoni shqiptarëve që Saliu në këto 21 vjet, vjedh për të mirën e popullit, vret për të mirën e popullit. Pra, Saliu çdo gjë e bën për të mirën e popullit,  edhe kur e djeg, edhe ku bën piramidat,  edhe kur e shet, edhe kur e bën Shqipërinë 1 euro! Ndrësa partitë e vogla luajnë për karrike edhe kur kërkojnë dhe kur u afrohet në post në raport me votat. Kjo ishte marria kolektive e 2009-s dhe uroj që të mos reflektohet edhe në 23 Qershorin e 2013-s.

Sondazhi i fundit i Fondacionit Soros, dëshmoi që elektorati ka pak besim te partitë, njëkohësisht, elektorati i PS-së, që e votoi në 2009-n, tani nuk ka tendencë ta ri-votojë. Cili është perceptimi juaj?

Shqiptarët janë të zhgënjyer nga fakti që Shqipëria nuk arrin të bëjë dot zgjedhje të lira e të ndershme. Po kjo nuk është pa emër. Kjo nuk varet nga palët, por varet vetëm nga një palë, e cila e ka bërë deformimin e demokracisë në Shqipëri, që e ka emrin, Sali Berisha! Që disa, gabimisht, e thërrasin Kryeministër. Ky është kryeorganizatori i futjes në praktikë të manipulimit të zgjedhjeve. Me riardhjen e tij në pushtet, në 2005-n, zgjedhjet kanë bërë vetëm mbrapa. Kur u vodhën votat në Tiranë, në 8 maj 2011, tregoi qartë, që vjedhja fillon nga lart-poshtë. Këtu ka edhe një përgjigje  për zotin Fyle, kur pyet  përse një vend, ku populli është më pro Europës se kudo, standartet europiane nuk kapen? Dhe përse polarizimi është më i madh? Dhe, zoti Fyle,  nuk e ka kuptuar ende, ku është faji! Është vetëm një: Sali Berisha! Berisha konflikt me Nanon, kur e ka kundërshtar, e mik, kur i shërben. Konflikt me Topin kur e ka kundërshar, e bashkëpunëtor kur e kishte kryetar grupi parlamentar. Konflikt me Ilir Metën, e mik kur e ka në bashkëqeverisje e në bashkëkrim, kur i shërben. Konflikt me Mojsiun, konflikt me Ina Ramën. Sollaku i shkarkua nga Berisha, kur e emëroi vetë, se ky flinte mbi dosjet e Nanos. Kurse, Nanua, që kishte dosjet, sipas Berishës, ishte edhe kandidat për President. Ky njeri që vret për pushtetin, edhe në 1997-n, edhe në 2011-n, përsëri, të huajt pyesin, çfarë nuk shkon në Shqipëri? Kjo ka bërë, pastaj, që shqiptarët të zhgënjehen. Dhe vinë ndërkombëtarët e na thonë: Uluni me kryekriminelin, e vendosni rend. Pas një ndërkohe, ndodhin ngjarje, e njëjta histori. Dhe prapë ndërkombëtarët, nuk e “kuptojnë” se ku fle faji. Atje është ujku, e ata nuk gjejnë lepurin. Kjo parodi politike i ka zhgënjyer shqiptarët.  Këtu kemi zhgënjimin e dytë, që asnjë nga ju, që quheni mediabërës, nuk e vini në pah, si mund të kuptohet që e vetmja reformë, e mbikqyrur për të dhjetën herë nga OSBE-ja dhe për të tretën herë nga BE-ja, si kusht për integrimin, është reforma zgjedhore, dhe pasi miratohet, e thonë që kjo ishte një arritje e madhe, ngrihen , pastaj e thonë të vërtetën tjetër. Që zgjedhjet janë të pagarantuara dhe problemi kryesor i shqiptarëve është, nëse do bëhen zgjedhje të lira e të ndershme? Atëhere, çfarë reforme ishte kjo? PSD-ja e ka thënë. Ska reformë me Sali Berishën! Kjo ka bërë që në sondazh, besimi te partitë të jetë i vogël. Sepse, pastaj, del që të digjet edhe i njomi me të thatin. Janë zhgënjyer me Berishën totalisht, sepse nuk garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

– Po përse nuk e fiton terrenin e besimit opozita?

– 3 vjet rresht kemi dështimin për marrjen e statusit kandidat dhe pastaj, njerëzit e humbasin besimin edhe te opozita, e cila ka qënë e detyruar të rrijë në pasivitet, në kuptimin që nuk i ka dalë oponenca ndaj këtyre shkeljeve edhe nga presioni i ndërkombëtarëve. Ndërkombëtarët këtu ndjekin një politikë, të tillë, që kur nuk kanë se çfarë t’i bëjnë Berishës, i bien opozitës. Ata nuk e kanë kërkuar të keqen te koka, por përdorin një shprehje bajate:Të uleni e të bashkëpunoni. Po të ulesh me vjedhësin e të bashkëpunosh, nuk mund të luftosh korrupsionin, por do të thotë që të ulesh e të ndash vjedhjen. Të ulesh e të bashkëpunosh me ata që manipulojnë votat, për të bërë ferofmë zgjedhore, kjo nuk do të thotë se do të ndalësh manipulimin. Ndërkombëtarët këtu fajin  e përgjegjësinë e ndajnë njësoj, kur përgjegjësia është vetëm e njërit! Qartazi, duhet  që të kërkohet që të largohet ai që është shkaktari, ai që ka dështuar, e  të kërkohet një alternativë tjetër. Dhe e majta ka treguar që , absolutisht, ka një alternativë krejt ndryshe. Duhet të kthejmë këtë besim të munguar të njerëzve, që ka ardhë nga mbilodhja, ku shkaktarë është PD-ja, që, pastaj, ndonjëherë, në lodhje maksimale, sigurisht, mund të ketë edhe një depresion të përgjithshëm.

– Besoni se opozita do të ringjallet?

– Deri në votime shpresoj e besoj në një ringritje të opozitës dhe një ribesim te alternativa  që afron opozita dhe PSD-ja.