Prof. Dr. Myslim Pashaj: “Shteti shqiptar është spektator ndaj rrezikut të nacionalizmit grek”

501
Sigal

Kombёtarizmi real shqiptar, nuk nxjerr as njё shenjё tё dinjitetit qё rrezikon tё bjerё nё greminё

Ngjarjet  e provokimeve të neonazistëve grekë në Himarë, që deklarojnë se erdhën për të “çliruar” Himarën dhe dhuna e zaptimi me forcë nga besimtarë e priftërinj i Pallatit të Kulturës, nuk janë ngjarje të veçanta e të rastësishme. Prof. Dr. Myslim Pashaj, në intervistën për “Telegraf” pohon se këto ngjarje janë pjesë të një projekti të nacionalizmit ekstrem grek. E keqja,- thotë Prof. Dr. Pashaj,- është te “gojëkyçja” shqiptare, ku politika prodhon konflikte brenda vetvetes dhe jo të mbrojë interesat kombëtare. Zoti Pashaj evidenton se edhe “Kombёtarizmi real shqiptar, nuk nxjerr as njё shenjё tё dinjitetit qё rrezikon tё bjerё nё greminё”.

– Zoti Pashaj, ju si do ta vlerësonit mosreagimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme ndaj provokimeve për “çlirimin me luftë të Vorio-Epirit” që përsëritet nga neonazistët grekë në Himarë?

– Ёshtё njё ngjarje alarmante qё ka pasuar edhe ngjarje tё kёsillojshme edhe mё parё. Veçse, ka njё pёrsёritje dhe  prania, trysnia e sotme mesazhi i saj janё pjesё e Projektit qё vijon me pёrpikёri tё zbatohet. “Vorio Epiri”, nё Himarё, i artikuluar shumё dendur, diskutuar herё me pasion dhe herё nёn zё. Kjo ёshtё e rёndё, jo thjesht nё aspektin zyrtar diplomatik, por ajo ёshtё njё kёrcёnim pёr ardhmёrinё e fqinjёsisё, njё kёrcёnim pёr sigurinё. Sёrish : “Çlirimi i Vorio-Epirit”, thёnё nga njё eskortë neonazistёsh nё Himarё, kjo nuk mund tё anashkalohet, nuk mund tё heshtёsh e nuk mund ta quash si njё “klithmё” anakronike e njё partie politike, e njё bashkёsie politike zyrtare nё Parlamentin e Greqisё fqinje. Ndryshe, mund tё ndodhte nёse njerёz, apo grupe tё veçanta, shoqata, pelegrinё, turistё, nё kalim e sipёr nё vizita nostalgjike historike, tё vendeve apo komuniteteve  mund tё shprehin mendime dhe opinione tё ndryshme, çka ndodh nё tё gjithё botёn. Pёrkundёr, kёtu kemi njё zё dhe njё kumt tё rrezikshëm, nё Ballkan, i orkestruar nga qarqe, tё cilat janё shfaqur edhe mё parё, por niveli nё tё cilin paraqiten sot pёrbёn njё problem midis shtetesh e qeverish, qё lidhen dukshёm me Sigurinё  Kombёtare tё Shqipёrisё. Informacionet qё vijnё, tubimet e fshehta, takimet, qёndrimi ndaj mediumeve na rrёfejnё, se ky zё i nacionalizmit ekstrem grek ёshtё i pranishёm, nё mjedisin gjeopolitik Ballkanik, kur shteti shqiptar qёndron një spektator i thjeshtё, nё kёtё verё tё nxehtё qё ende nuk ka ikur.

– Me të tilla provokime të përsëritshme të neonazistëve grekë në Himarë, a cenohet pavarësia e shtetit shqiptar?

– Qё tё flasim lirshëm dhe brenda njё realiteti fqinjor me Greqinё, nuk bёhet fjalё fare pёr cenim tё pavarёsisё sё shtetit. Mund tё thuhet, se kemi tё bёjmё me regjim dinjiteti tё Shtetit, njё dobёsi nё pёrballjen me dukuri tё tilla, kur pёrgjigjet, argumentet, faktet t’i bёhen e ditur  Bashkёsisё Europiane, pёr tё vlerёsuar situatёn e kёtij rreziku, qё mund tё zjarrmohet edhe mё tej. Kjo, jo prej frikёs, por prej njё qёndrimi tё pjekur, tё argumentuar, tё dritёsuar brenda kohëve moderne, si faktor stabiliteti nё rajon.  Vetёm kaq,  do tё duhej qё opinioni ballkanik dhe mё gjerё, tё qartёsojё orientimin. Por as Presidenti, as Kryeministri i qeverisё sё Sundimit, qё ёshtё nё ikje dhe as Ministria e Jashtme, nuk e nxorёn tingullin shqip tё protestёs sё shtetit, pёr tё vënë nё vend kёtё dinjitet. Kёto karrige tё larta tё shtetit, duken sikur tё jenё bosh, duke na transmetuar dёshpёrim, ndërkaq,  kombёtarizmi real shqiptar, nuk nxjerr as njё shenjё tё dinjitetit qё rrezikon tё bjerё nё greminё.  Kadare, ndryshe nga krijues e studiues, tё fushave tё ndryshme historike, diplomatike, gjeostraegjike etj.,  tё cilёt kanё ngelur nё njё godull burokratike tё krizёs sё rёndё,  na paralajmёron se, megjithё fitoren kulmore tё Kosovёs sё Mёvetme, shfaqjet e dhjetëvjetëshit tё parё tё shekullit tё ri, tregojnё rrezikun e kombit. Edhe Himara jonё iliro-shqiptare, sёrish kёtё verё e pёrjetoi kёtё rrezik.

– Është kaq i thjeshtë, në kuptimin e përkatësisë të një pronësie, incidenti që shkaktojnë disa besimtarë ortodoksë, të cilët me dhunë zaptojnë Pallatin e Kulturës në Përmet?

– Besoj se veprat dukuritё janё tё lidhura, ato nuk ndodhin nё mёnyrё spontane. Ngjarjet nё Pёrmet janё pjesё tё Projektit.  Pёr njё kohё tё gjatё, probleme tё pronёsisё mbi tokёn, kanё sjellё shumё e shumё shqetёsime nё gjithё formacionet e shoqёrisё shqiptare. Kёshtu ka ndodhur edhe me konfliktin qё po i jepet ngjyrim aq i papranueshëm. Nёse gjuha e Religjionit lidhet me maturinё, argumentin, urtёsinё, pёrfilljen, s’ka pse tё veprojё nё kundёrshti me  ligjin. Nuk mund tё bёjё veprime protestimesh e demonstrimesh tё asillojta, siç kemi parё, sepse kёshtu ia prish fytyrёn Religjionit.  S’ka nevojё pёr shfaqje tё atilla. Janё mё shumё se 16 vjet qё nё zemёr tё qytetit krijohet njё plagё e atillё. Njё Pallat Kulture qenka ndёrtuar mbi troje tё kishёs… Le tё ndiqet sёrish ligji, ndaj tё cilit edhe Kisha duhet tё ketё ndjeshmёrinё e saj. Shfaqja e liturgjisё nё shëtitore nё qendёr tё qytetit tё Pёrmetit, a nuk ёshtё njё reagim agresiv i Kishёs e po kёshtu edhe njё zёmёratё e madhe e kёtij komuniteti, qё e shprehu edhe Dioqeza e Korçёs. Kёto nuk i shkojnё pёr shtat Kishёs.

A e shikoni si ndërhyrje në punët e brendshme deklaratat e presionin që ushtron politika greke në ngjarjet e Pallatit të Kulturës në Përmet?

– Politika greke, si gjithёherё, ka qenё e gatshme tё përgjigjet dhe tё reagojё. E kundёrt ёshtё kjo qeveria e Sali Berishёs. Pra, nё hulli tё gërshetimit tё interesave tё Kishёs Autoqefale dhe nё mbrojtje tё tyre, ata ngrenë zёrin dhe kjo ёshtё punё e tyre. Por mё shumё e kemi fjalёn pёr “gojёkyçjen” shqiptare, ku politika pjell konflikt dhe urrejtje brenda vetes dhe jo qё tё mbrojё interesat kombёtare, e nё kёtё rast tё historisё dhe kulturёs sonё.

Nacionalizmi grek zbaton Projektin e vet në Shqipëri

– A shikoni, kësisoj, njëfarë raporti marrëdhënie inferioriteti të politikës e diplomacisë shqiptare në marrëdhëniet me Greqinë?

– Kanё ndodhur shumё ngjarje, pas viteve ‘90-të, qё edhe nё parregullsinё dhe kaosin e ndodhive qё s’u komanduan dot, ato rrodhёn jashtё njё projekti tё madh kombёtar:

1.Emigracion i dendur dhe i pakomanduar nё Greqi, shpёtimtar pёr shqiptarёt, qё gjetёn strehё dhe punё nё atё vend. Po ç’ndodhi: u ndёrruan nё mёnyrё intensive emra dhe mbiemra, emra tё etёrve dhe gjyshërve, ata ngado qё kishin ardhur quheshin “Vorio-epirotё”. Ndёrkaq religjioni automatikisht ishte i shndërruar. Shteti grek e ngriti nё çast Projektin e tij, ndёrsa ai shqiptar qёndroi njё spektator i krimit tё madh kombёtar. Janё mё shumё se 600 000 shqiptarë, nё gjithё universin helen. Fёmijё dhe breznia e parё e saj e edukuar atje, kundruall propagandës dhe mёsimit gjeo-historik nё shumёpёrmasa, ka efektin e tij. E gjitha kjo,  krijon njё “indiferencё tё butё ndaj çёshtjes kombёtare” dhe kuptohet se edhe dukuri si kjo ka ndodhur nё Himarё, pёrcillen me kёtё perceptim.

2.Nё njё pjesё tё Shqipёrisё sё Jugut, dihet tanimё, qё shteti grek investoi nё trajtimin ekonomik tё pensioneve, edhe ndaj atyre qё nuk ishin pakica greke nё Shqipёri. Kuptohet se edhe kjo shtresё mbetej e kapur nё tё gjithё drejtimet.

3.Sikundёr edhe u zbulua,  me ligj tё Gjendjes Civile, tё nismuar dhe tё përkrahur edhe nga qeveria shqiptare, kryheshin veprime tё ndërrimit tё kombёsisё, çka ishte dhe njё përrua i nёndheshёm i sё keqes kombёtare.

4.Shumё kompani tё mёdha helene veprojnё nё Shqipёri dhe kjo i bёn mirё ekonomisё sё vendit, por tё mos harrojmё se kёtu ndërthuren dhe interesa tё tjera, kur shqiptarёt vihen nё varёsi,  tё trajtohen si sherbetorё.

Kёto janё kryer nё sytё e qeverive qё shkuan, por edhe mё shumё nga Qeveria e Sundimit tё Sali Berishёs. Kurora e kёtij krimi tё madh kombёtar ishte edhe Pakti detar me Greqinё, ku u arrit qё Deti i Shqipёrisё tё falej shtetit fqinj dhe pёr kёtё qeveria e kёtij akti tё pashembullt nuk mori asnjё gjemb nё kёmbё. Lёnia e lirё e tubimit, propagandёs neonaziste nё Himarё ёshtё vijim i veprave tё krimit nga kjo qeveri nё ikje.