Prof. Dr. Myslim Pashaj: “Duhen ndërhyrje në themelin e Kushtetutës për antikorrupsionin”

50

Përpara Shqipërisë, si asnjëherë tjetër,  nga BE-ja është kushtëzuar lufta konkrete kundër korrupsionit. Kjo nënkupton arrestime konkrete, së pari, sikurse ishte edhe mesazhi i eurodeputetit Vuljaniç, i cili i kujtoi politikës shqiptare se tashmë ka ardhur koha që “të bëhen arrestime edhe të ministrave, kryeministrave”. Problemi është: A do ta ketë, kësaj here politika shqiptare vullnetin politik që ta luftojë korrupsionin? Kur, kjo shtrohet si domosdoshmëri parësore, më shumë se kurrë, sepse Shqipëria tashmë ndodhet vetëm një hap përpara integrimit të saj në BE. Prof. Dr. Myslim Pashaj,  në intervistën për “Telegraf”, duke skanuar, analizuar dhe evidentuar korrupsionin si fenomen, ku janë pasojat e saj shoqërore, politike, pohon se duhet ndërhyrje në themelin e Kushtetutës, që të luftohet korrupsioni.

– Prof. Pashaj, është krijuar një ngërç politik, në kuadrin e luftës kundër korrupsionit. Maxhoranca thekson se, ndryshimi i ligjit të Procedurës Penale, për t’i dhënë Gjykatës së Krimeve të Rënda kompetencën, do të jetë kyçi i suksesit kundër korrupsionit. Vërtet duhet të besojmë se kjo reformë do të mundësojë luftën kundër korrupsionit?

– Nuk është krijuar asnjë ngërç! Ky term është tanimë i njohur për shumë kohë. Korrupsioni është Ferri Shqiptar, që po e masakron një shoqëri të tërë. Ai është bërë zotërues. Prandaj, “ky ngërç” është pamundësia e Rilindjes për të vepruar, ajo po ndërmerr hapa ndër disa propozime, të cilat nuk janë të mirëstudiuara. Thelbi është tjetërkund. Rilindja e mori mesazhin popullor. 83 vota në Kuvend. Votim plebishitar, që solli atë që sot në Parlament ka 85 vota. Këtu duhet të fillojë treguesi i Rilindjes.  Shteti nuk  ka funksionon për shoqërinë, por për “kapjen e tij”. Sistemi i Drejtësisë është i kapur. Ligjvënësi ka nevojë të kuvendojë për këtë shfaqje spektakolare, që ka korrupsioni dhe nuk ka nevojë as për këshillat e OSBE dhe as ato të Ambasadës Amerikanë se nuk e shërojnë dot. Nuk mund të hapet udha e Ardhmërisë, nëse nuk ndërhyhet në një ligjshmëri supreme dhe kompetenca madhore për një ndërhyrje në trupin e një shoqërie të sëmurë dhe të kapur nga padrejtësia që në themel të saj.

– Duke marrë shkas nga mesazhi që përcolli eurodeputeti Vuljaniç, BE-ja a kushtëzon procesin e integrimit me arrestimin e politikanëve, sikurse ministrave dhe kryeministrave, që janë përgjegjës për korrupsionin në vendin tonë?

– Nuk ka asnjë mesazh,  sipas meje që të na ndihë, në këto momente të reja, prej këtyre që po dëgjojmë. Gjithëpërfshirja europiane u dashka të kushtëzohet me arrestimin e politikanëve, etj., etj.. Kjo është e pamundur të bëhet, sepse nuk funksionon sistemi. Në këtë truall të mbjellë me shkëmbinj, nuk mund të bëjë punë parmenda. Nuk shkulet ministri as ish-kryeministri, kur ke një prokuror të sjellë në atë poltron nga Opozita e sotme dhe një President të dalë me një shumicë të mjerë, me Gjykata: këto Latifondiste të fateve të shoqërisë shqiptare, të endjes së konfliktit dhe të urrejtjes në padrejtësinë e tyre,  së keqes së madhe që po iu bëhet shqiptarëve.

– Padia penale që ministrja e Mbrojtjes Kodheli i dërgoi Prokurorisë kundër korrupsionit të Imamit, a mund të lidhet me mesazhin e Vuljaniç?

– Ky është një fillim dhe siç thuhet do të vijojë me të tjerë. Të shohim. Prapë një shfaqje nga e keqja, ku nuk dihet se ku po shkohet. Parlamenti përgjegjës, kacafytet gjithnjë në rutinën e tij,  kur i dalin përpara ca “gjasme idhuj”, si Sali Berisha, që është strumbullari i projektimit dhe ngritjes së ngrehinës së sistemit korruptiv. Algjebra e sotme e Opozitës është një tregues real i gjendjes, e cila është sjellë gjer këtu, me një gropë financiare që Qeveria nga çasti në çast mund të bjerë edhe pse ajo po ndërmerr hapa për ato “arrestimet”, të cilat duhen parë se ç’produkt do të sjellin. Kërkohet një Projekt i madh i ndryshimit, që po bëhet gjithnjë edhe më i vështirë.

– Reagimin e PD-së, se padia kundër Imamit është “gjuetia e shtrigave” e PS-së, mund ta cilësojmë parimore, apo ndërhyrje  dhe paragjykim   politik në paanshmërinë e gjykimit nga drejtësia?

– Është një terminologji e dalë mode e shumëgjyrosur aq keq. Për cilat “shtriga” bëhet fjalë? Opozita nuk mund të ketë qëndrim tjetër, mbasi ajo e ka sjellë deri këtu këtë gjendje. Kështu që ajo është në truallin e saj të ndotur e të shkatërruar të luftës, ku harxhet i paguajnë shqiptarët,  Opozita ka vetëm një tym që i del në oxhakun e saj ai i Dinastisë  të së keqes, asaj të  Berishës. Në gjysmëterrin e së sotmes nuk mund të ketë Reforma të çala që s’janë kurrë reforma. Duhet ndërhyrë në themelin Kushtetues për ndryshime të mëdha.

– Duke patur parasysh akuzat politike të opozitës së PS-së,  ndaj (atëherë) Kryeministrit Berisha për korrupsion, tashmë a është koha që PS-ja në maxhorancë e ka për detyrim politik që të provojë e të bindë me prova që atëherë ajo kishte të drejtë?

– Duhen shkallmuar gjithë idhujt. Tani ata po duken sheshit. Ata janë mbrojtësit politikë dhe djallëzorë të Sistemit të Korruptuar. Ata po flasin më shumë se të gjithë ata kërkojnë të diktojnë, të ngrihen në mbrojtje të “fateve të shoqërisë së sotme”,  që sipas tyre “po dhunohet nga shteti policor” etj., etj.. Nuk janë ata, por në zërin e Berishës është zëri dhe energjia e shtetit të kapur që funksionon nëndheshëm në fatet e këtij vendi. E keqja e madhe është krijuar tashmë. Bashkësia e shqiptarëve është mësuar me këtë gjendje dhe mbyll sytë. Kjo e shton edhe më shumë mallkimin.

– Avokat Ngjela publikisht tha, që Prokurori i Përgjithshëm  nuk do të lejojë hetimin ndaj Imamit, pasi ai është emëruar nga e Djathta dhe kush ka dije si funksionon shteti te ne, e kupton ndërsa PS-ja e bëri sa për të larë gojën e të thotë: “Unë e bëra detyrën, e çova padinë kundër Imamit në Prokurorinë e Përgjithshme, por Llalla nuk bëri gjë”. Nëse praktikisht, ndodh kështu, cila do të jetë kostoja politike për vetë PS-në?

– Avokat Ngjela është i vetmi zë real në këtë situatë. Parlamentin e ka çuar populli në një zgjedhje me numër “85” votëshe.  Këtu fillon kryereforma.

 – Sipas Jush, cila duhet të jetë strategjia politike, ligjore, kushtetuese që të luftohet- më në fund- korrupsioni në Shqipëri? Janë të mjaftueshme këto 2 projektligje, ai i Antimafias dhe Ndryshimet në Procedurën e Kodit Penal?

– Diskutimi nismor duhet bërë në Parlament. Aty fillon Projekti. Duhet të bëhen ndryshime në Kushtetutë. Me një përgjegjshmëri dhe besueshmëri të lartë. Kjo kërkon sakrifica. Me guxim largpamësi dhe konsultim me popullin, i cili është ndëshkuar në këtë periudhë ndryshimesh të mëdha. Ndryshe nuk do të ketë Rilindje, por një shëmbëllim shkretimi.

– A nuk është qëndrim korruptiv heshtja zyrtare ndaj shpërthimeve të nëndheshme të kompanisë që shfrytëzon puset e naftës, pasojë e së cilave prishen shtëpitë e banorëve?

– Ka nja dy kumte të lakuriqtë të këtyre ditëve. Kumti i “Fiks Fare” që nxjerr në dritë të diellit zhveshur, shëmtueshëm, kërcënueshëm, sistemin e drejtësisë. Nuk e kam fjalën se, “ cilët peshq janë zënë”, por tek pluhuri i Sistemit të Drejtësisë, i cili në mënyrë ligjore përbrenda duhet të ndjekë shfaqjet e korrupsionit dhe shteti, me gjithë ato formacione të tij, pret ta bëj investigimin tronditës një skuadër gazetarësh, të cilat zbulojnë trupin e telendisur të shtetit. Kumti i dytë vjen nga vendimi i Qeverisë, që të vendosë sizmografë të veçantë mbi dheun e fushave naftëmbajtëse, për të parë nëse janë tërmete të vërtetë ato që çajnë shtëpitë e myzeqarëve, apo tërmete të korrupsionit të nëndheshëm galopant? Prite, kur sizmografët të rrëfejnë se në Zharrëz nuk bien tërmete nga “shpërthimet shkatërrimtare të shtresave”, por nga thellësitë e panjohura…

– Faleminderit!

Korrupsioni, është kasta e hierarkisë politike

Cili është mekanizmi dhe vaji lubrifikues i Korrupsionit?

Kaq shumë është folur është analizuar është vrojtuar nga organizatat ndryshme ai:  Korrupsioni, formacioni antishoqëror i ngritur nga shtrati i lëvizshëm i një shoqërie të re, e cila në këto momente nga dështimet dhe pamundësitë ngjan se i është përshtatur atij, jeton në simbiozë me të. Korrupsioni është tanimë një sistem, me ekuacionet e tij të shkruar në errësirën e shoqërisë. Ai ka krijuar kalanë e tij, mbrojtjen dhe gjithë superstrukturën, ndaj të cilit kanë dështuar çdo kërkesë për të luftuar korrupsionin.   Shtrati i këtij  lumi,  ngrehina juridike, ka krijuar shtresën fundore, kur rrjedhja ka krijuar hapësirat e vërshimit, në harmoni ka ngritur edhe disa prita lodërtare, për t’u dëftyer qytetarëve se rendi Kushtetues është kështu dhe ja se si kontrollojmë këtë vërshim. Korrupsioni ekonomik mbështetet te vëllai i tij i madh,  ai Juridik, ku privilegje dhe monopole shkapërderdhin ligjin e ekonomisë së tregut e të konkurrencës së hapur, me shkatërrimin, si dukuri që i kundërvihet shtetit ligjor, duke sjellë krim të organizuar, që ligjësohet ‘nën dhe ‘ nga “heshtja e bukur” e heshtjes së drejtësisë. Korrupsioni ka krijuar një hierarkinë e tij, me patricë. Ai ka shkallët dhe shtresat e tij. Nuk ka ndëshkueshmëri. Ka një shtet tjetër të padukshëm, që vepron aq spontanisht në dukje, por me reagim të saktë të matematikës korruptive, e cila është e përditshme. Ministria e Drejtësisë e Rilindjes propozon. Ç’mund të propozojë ajo? Po flitet për kalimin tek Gjykata e Krimeve të Rënda. “Gjetja” është e shpejtë dhe jo reale. OSBE-ja ka të drejtë, edhe pse ajo nuk e vë gishtin në plagë, gjë të cilën duhet ta  bëjë në radhë të parë Kuvendi i Shqipërisë. Nuk është fjala për specializim të Gjykatës së krimeve të Rënda dhe as të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Jo kurrë!! Nuk kemi të bëjmë me çështje teknike profesionale. Këtu jemi në dështimin e plotë, mbasi Sistemi që kemi ngritur vjen nga një formacion gjeologjik i formësuar për 23 vjet nga rrjedhat e moralit dhe mendësisë korruptive të të gjithë qeverive të djathta apo të majta. Ky shkëmb ka zënë vend dhe nuk shkulet kollaj.

– Përse mungon vullneti politik për ta luftuar korrupsionin?

– Ne kërkojmë ta shkulim atë, me ca njerëz të specializuar, kur “kapja’ me një mekanizëm të heshtur veprues: “mbyll sytë, gojët dhe secilën lëvizje”, duke e bërë shoqërinë uloke.  Asnjë lloj denoncimi, sado të pastër e të vërtetuar në sy të bashkësisë, nuk ka marrë ndëshkim, vijnë rrotull dhe flasin me terma ligjore, duke gjetur vjega, në hapësira të tëra vitesh dhe në fund kthehen sërish në të njëjtën pikë. Asnjë krim i ndëshkuar, që nga ‘97-ta tmerruese, kur ish-ministri i Financave është po ai që e solli Shqipërinë në greminën ekonomike dhe ish-Kryeministri ishte President i këtij vendi. Ja kush janë dy “zotërinj të ndershëm” në sy të shqiptarëve që “krenarë” parakalojnë në krye të veprës së madhe të korrupsionit. Në dy dhjetëvjeçarë, pronën e shqiptarëve e kanë masakruar ujqërit, që i mbron ky sistem korruptiv dhe gjyqet e pronave vijojnë në të gjitha shkallët dhe breznitë vdesin,  kurse prona vijon të bëhet pengesa kryesore për ndërtimin e një shoqërie të vërtetë të rilindur.  Në këtë bashkëshoqëri të tmerrit brenda mbytjes “ligjore” është Hipoteka shqiptare, sistemi i Ndërtimtarisë, ku planëzimi qytetar është një ngrehinë e shpërfytyruar e qytetërimit dhe me rrënjë korruptive, që nuk i shkul dot. Burimet natyrore, që shfrytëzohen ndër koncesione nuk kanë asnjë panoramë të pastër, por një xhungël të zezë të korrupsionit, të cilin nuk e ndalon dot, sepse është lidhur kush e di se mesa fije nën galeri me shtetarë politikanë, të cilët bëjnë vetëm shfaqje. Ja, vëreni Bulqizën nuk ka ngecur synimi dhe punëtorët ngrihen në grevë, se ata janë bërë pjesë e korrupsionit, ja vëreni fushat naftëmbajtëse ku nuk dihet se sa naftë nxirret  dhe ku shkon e sa fiton shteti, por çarja dhe llagëmi është më kriminal se kaq, shteti që mat tërmetet, mbron kompaninë e huaj që të shpërthejë themelet e nëndheshme të hidrokarbureve dhe tundë e shkatërrojë shtëpitë e katundarisë së varfër. Poshtë pellgjeve të naftës është korrupsioni.  Ndërtimtaria e paligjshme e ka mbërthyer dheun e shqiptarëve dhe pse u bënë ca hedhje në erë ato do të ngecin sigurisht deri sa një Kryetar- bashki s’po e çojnë dot në bankën e akuzuarve. Korrupsioni është në dorën dhe prehrin e sistemit të drejtësisë. Sistemi i Doganave dhe i Tatimeve po kështu, “ka ligje të paligjshme”, me të cilat udhëkalojnë dhe shteti e taksapaguesit nuk marrin atë që duhet. Sistemi i Drejtësisë ecën, në drejtim të kundërt të akrepave të sahatit të shqiptarëve. Ne kemi një shtet tjetër, që duhet ta përfytyrojmë,  virtualisht ky është i shtrirë në të gjithë celulat, që nga:  marrje e një shkrese,  shtrimi në spital, që tek sahati i ujit dhe dritave, në derë të gjyqit e Hipotekës, në arsim dhe shëndetësi, Këto përbëjnë shtresën e parë të Këtij Ferri. Pastaj në shtresë të dytë janë Administrata qeverisëse, si vendore, ashtu dhe ajo qendrore. Rrethi tjetër i këtij Ferri, siç e cekëm më sipër, është Sistemi  Drejtësisë, i cili ka frerët e ngecjes tragjike.  Aty rilindin krimet që furnizojnë miniera,  pasuri nafte, ndërtimtari, pronësi, arsim shëndetësi, sepse ata shenjtërojnë krimin e korrupsionin dhe ushqejnë pandëshkueshmërinë. Ne shohim me plot sytë politikanë të lartë, që dukshëm në skenën më të hapur kanë bërë korrupsion dhe ata tani do merren me ndryshim të ligjeve. Absurde! Ne kemi një Opozitë destruktive, e cila që në ditën e parë të daljen në krahun tjetër të stadiumit po shkallmon shkallët e Parlamentit në mbrojtje të Sistemit të (pa)Drejtësisë, të Financave në humnerë, të ndërtimtarisë joligjore,