Prof.Dr. Kristaq Kume: Të mos lejojmë të huajt të na diktojnë

92

Presidenti Meta takon Shoqërinë Civile. Prof. Dr. Kristaq Kume: Të mos hapim sytë nga ndërkombëtarët

Dje pasdite kreu i shtetit, Ilir Meta, u takua edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile pas krizës së krijuar në vend me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas takimit, foli ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume: Si rezultat i kësaj mënyre të qeverisjes, në kuptimin e përgjithshëm të fjalës qeverisje, kemi krijuar probleme që duhen zgjidhur dhe presidenti këmbënguli që problemet të zgjidhen nga ne dhe të mos hapim sytë nga ndërkombëtarët. Ne duhet të marrim në dorë fatet tona. Presidenti vlerëson se është koha dhe nevoja që të komunikohet në mënyrë intensive me shqiptaret, me ata që kanë të drejtën dhe duhet të ushtrojnë të drejtën e sovranit. Këtë qëndrim të Presidentit e gjeta edhe të përshtatur në vijim të asaj që unë kam kohë që e kam paraqitur, që është një thirrje për të gjithë aktorët politikë, brenda dhe jashtë parlamentit, specialistë e teknicienë, për t’u bërë të gjithë bashkë dhe të realizojmë reformën e thellë legjislative që do ketë mundësinë të krijojë shtratin e nevojshëm të ndërtimit të demokracisë. Ne jemi një vend që nuk po qeverisemi më sipas rregullave të demokracisë.