Prof. Dr. Kastriot Islami: Shuplaka e radhës, Gjermania s’e toleron më Ramën

604
Sigal

Vizita e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë ishte një shuplakë tjetër e fortë për bëmat e marrëzitë e Ramës, veprimet mosmirënjohëse dhe tentativat e tij për gënjyer e kompromentuar partnerët. Mesazhi i Gjermanisë ishte shumë i fortë dhe i qartë në të gjithë gjatësitë e valës. Për Ramën si individ “shuplaka” ishte direkt: Perspektiva evropiane nuk është vetëm fjalë! Nëse dëshironi të vazhdoni rrugën për në BE, atëherë përmbushni kushtet! Pra: mjaft me mashtrime e gënjeshtra. Në qershor jua thamë të vërtetën e hidhur me kujdes e elegancë, por tani e tutje do të dëgjoni gjithçka vetëm TROC! Mesazhi i djeshëm ishte në vijim të atij që Gjermania, Franca dhe Holanda dhanë në qershor. I atij mesazhi që ishte një shuplakë e fortë për lidhjet e Ramës me krimin e trafiqet, për lidhjet e Ramës me oligarkinë dhe pasuritë e paligjshme të tij e të ministrave të tij, për pastrimin e parave që e kanë kthyer Shqipërinë në lavatriçen më të madhe në Evropë. I atij mesazhi që ju dha Ramës, por edhe zyrtarëve të kompromentuar të Brukselit të cilët kishin paraqitur një raport të sheqerosur për qeverinë që kishte shkaktuar numrin më të madh të emigrantëve në Evropë, qeveri që detyron 60 për qind e të rinjve të largohen nga vendi sa më parë. Mesazhi i ministrit të jashtëm gjerman ishte gjithashtu shprehje e qartë e shqetësimit gjerman për qëndrimin tinëzar të Ramës lidhur me ndryshimin e kufijve. Në mesazh direkt ndaj qëndrimit antieuropian përmes të cilit Rama synon ti ngulë thikën pas shpine të gjithë angazhimit të Gjermanisë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE. Ky ishte një mesazh për të treguar se tanimë nuk është vetëm kancelarja Merkel dhe deputetët e djathtë gjermanë por edhe ministri i jashtëm socialdemokrat i Gjermanisë që jo vetëm e kanë kuptuar lojën hileqare të Ramës, por kanë filluar tj përplasin në fytyrë të gjitha gënjeshtrat e mashtrimet duke i thënë hapur se i kanë të qarta marrëzitë dhe bëmat që Rama kërkon ti fshehë e maskojë duke ja bërë të qartë se “perspektiva evropiane nuk është vetëm fjalë”. Ky qëndrim i Gjermanisë serioze dhe i politikanëve të pa kompromentuar gjermanë është mbi të gjitha një mesazh shprese për të gjithë shqiptarët e ndershëm. Ai duhet kuptuar edhe si një mesazh për veprim për opozitën dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë përmes të cilit bëhet e qartë se “nuk jeni vetëm, se edhe ne gjermanët tanimë e dimë mirë se çfarë bëmash kanë bërë Rama dhe ministrat e tij dhe nuk e tolerojmë më!” Rama jo vetëm nuk ka mbështetjen e Gjermanisë, siç është përpjekur të mashtrojë deri më sot, por ka ka përballë, politikanë të djathtë e të majtë nga Gjermania që nuk e tolerojnë më. Korrupsioni i qeverisë së tij, lidhjet e tij me krimin e trafiqet dhe idetë e marrosura për të hedhur në erë Ballkanin janë të patolerueshme për Gjermaninë! Opozita dhe qytetarët e ndershëm kanë këtë mesazh nga Gjermania: Gjermania nuk i toleron më fjalët, gënjeshtrat e mashtrimet e Ramës! Koha e sharlatanit Rama ka mbaruar! Është koha për veprim!