Prof. Dr. Kastriot Islami: Ka figura të mëdha të OSBE dhe këshillit Evropian, që janë të kompromentuar. Qeveria do të dorëzohet

561
Sigal

Prof. Dr. Kastriot Islami, ish-kryetar i Parlamentit

Edi Rama ka krijuar idenë dhe brenda kësaj, me ato shprehjet e veta, me atë lloj gangsterizmi, perversiteti që jemi të gjithë pis njësoj, që jemi të gjithë të korruptuar, jemi të gjithë të inkriminuar

 

Ka figura të  mëdha të  OSBE dhe Këshillit Evropian, që  janë  të  kompromentuar. Rama do të  dorëzohet

-Prof. Islami, cili është komenti juaj për gjithë këtë situatë në të cilën ne ndodhemi?

Është e vërtetë që vendi ndodhet në një krizë shumëplanëshe, e cila është së pari një krizë politike është një krizë dhe ekonomike, e cila ndoshta nuk duket në pamje të parë, por është edhe një krizë sociale. Sepse shumica e njerëzve kanë halle, probleme dhe shqetësime deri personale siç janë ata të Unazës p.sh., që po i nxjerrin nga shtëpia, apo siç janë disa të tjerë që janë të papunë, disa të tjerë që janë në limite të varfërisë, do me thënë nuk e zgjidhin dot problemin e mbijetesës. Është edhe një krizë kushtetuese, sepse Gjykata Kushtetuese nuk ekziston. Është hera e parë në historinë e vendit dhe ndoshta është vendi i vetëm në botën demokratike që është pa Gjykatë Kushtetuese, pra nuk ka një arbitër që sado i mirë ose i keq të jetë, të paktën të jetë dhe ti kur ke një problem të paktën i referohesh atij dhe ke shpresë që do të japë një gjykim, si të thuash të paanshëm.

Është një krizë pra, pothuajse totale dhe kriza totale ka ardhur në radhë të parë dhe, mbi të gjitha nga vendosja në Shqipëri e një regjimi autoritar, të korrupsionit, pra oligarkik të lidhur me krimin dhe me trafiqet dhe në krye të gjithë kësaj ka një ideator dhe një orkestrues, i cili është Edi Rama. Para ca kohësh kishte një analizë të një eksperteje franceze të azilkërkuesve që thoshte se një nga arsyet kryesore është kjo – Shqiptarët që vinë këtu nuk kanë shpresë, sepse atje ka stanjacion. Stanjacion do të thotë që qytetarët nuk kanë mekanizëm për të ndryshuar pushtetin.

Pse e nënvizoni këtë krizë?

Sepse atje janë kapur peng zgjedhjet, ato i ka kapur Rama. Kjo është arsyeja pse opozita për shkak të një revolte që është shumëdimensionale: E qytetarëve që lidhet me gjendjen e tyre personale, me persekutimin që i është bërë; me burgosjen për një faturë dritash, me nxjerrjen nga shtëpia siç është tek Unaza e madhe, varfëria, papunësia, të rinjtë që mbarojnë shkollën dhe 60% duan të largohen. Por lidhet dhe me një që duket në pamje të parë politike, por që nuk është thjeshtë politike, sepse këtyre qytetarëve që duan të ndryshojnë gjendjen iu është marrë peng zgjedhja, iu është marrë peng prona, nëpërmjet korrupsionit, PPP-ve apo koncesioneve dhe tenderëve selektivë që bën Edi Rama. I është marrë peng nëpërmjet mbjelljes së kanabisit me sistemin e policisë, janë marrë peng me të fortit që i kërcënojnë në çdo cep të Shqipërisë nëpër qytete të mëdha por veçanërisht në zonat rurale dhe janë ngritur, pra ka një revoltë që është grumbulluar. Deri tani Rama ka pasur shpresë që kjo revoltë do të derdhet duke shkuar në emigrim. Ka ikur një numër i madh, është e vërtetë, por në momentin kur opozita ka dorëzuar mandatet si të thuash ka një fokusim dhe një grumbullim të kësaj revolte për të shpërthyer dhe për t’u përshkallëzuar brenda vendit. Kështu që këto dy teza; opozita, lidershipi i opozitës është munduar t’i godasë dhe kjo ka bërë që e gjithë revolta është grumbulluar, po shpërthen dhe gradualisht përshkallëzohet. Kjo shpjegon pse protesta e pestë është më e fortë, ata e quajnë më radikale, ka veprime më domethënëse, ka mesazhe më të qarta.

Ka përshkallëzim të revoltës në disa institucione dhe jo thjesht ndaj parlamentit apo kryeministrisë?

Po, sepse janë implikuar përveç Edi Ramës, i cili kërkohet dhe normalisht ne një vend demokratik, në qoftë se do kishte ardhur kjo situatë, kjo nuk mund të ndodhë në një vend demokratik, por vetëm në një vend me probleme të demokracisë funksionale. Sigurisht që kryeministri do largohet dhe do thotë, hajde bëjmë zgjedhje dhe do bëheshin zgjedhje të lira të ndershme ku do fitonte ajo forcë që e meritonte dhe do mbyllej kjo histori. Kurse këtu jo vetëm që nuk dorëzohet kryeministri, jo vetëm që tallet në mënyrë cinike dhe arrogante kur i përgjigjet opozitës, por ka hedhur në sulm edhe Ministrinë e Brendshme, me një personazh qesharak siç është Ministri i Brendshëm, i cili, unë do të sugjeroja dhe kam besim që edhe opozita do ta bëjë, duhet urgjentisht të marrë prova dhe fakte të fortapër ta vënë para përgjegjësisë. Lidhur me përdorimin e gazrave helmues, sepse janë gazra që ndikojnë rëndë në shëndetin. P.sh., ka pasur të dhëna në protestën e 13 majit që këto lloj helmesh kanë arritur deri në maternitetin e ri të Tiranës duke prekur edhe nënat shtatzënë apo foshnjat, pra ai duhet të mbajë një përgjegjësi penale shumë të rëndë. Bile ai në një farë mënyrë duhet akuzuar për gjenocid dhe ai duke ardhur nga një formim ushtarak kujton se duke iu bindur Edi Ramës dhe duke mbyllur sytë do bëjë karrierë.

Ju personalisht mendoni se është vetëm çështje e një individi në këtë rast, është e gjitha punë e vetëm një individi situata në të cilën ne ndodhemi aktualisht apo të gjithë politikanët kanë fajet e tyre?

Unë jam kundër kësaj teze për të thënë, sepse kjo është tezë e Edi Ramës që të gjithë politikanët janë njësoj të korruptuar, njësoj të inkriminuar jemi të gjithë njësoj, kjo është një tezë e baltosjes së gjithëve për të shpëtuar, pikërisht ata që janë. Shqipëria këto 28 vjet është e vërtetë ka pasur korrupsion, ka pasur probleme me grupet kriminale e kështu me radhë, por të gjithë qeveritë që kanë qenë qofshin të majta dhe të djathta janë munduar ta luftojnë ndoshta kanë qenë të paafta për ta luftuar në mënyrë efikase, ndoshta ka pasur segmente që edhe kanë qenë të korruptuar apo kanë bashkëpunuar me elementë kriminal, por është rasti i parë i qeverisë Rama, i cili në mënyrë të orkestruar, pra me një ide shumë të qartë ka ndërtuar një sistem të korruptuar oligarkik, pra me një kupolë që kërkon të pasurohet dhe të marrë pushtetin nëpërmjet pasurimit.

Dhe ju besoni që kjo opozitë i ka mekanizmat?

Kjo opozitë e ka dëshirën, ka dhe vullnetin mendoj unë. Mekanizmat duhet t’i ngrejë dhe mekanizmat ekzistojnë. Në radhë të parë duhet të korrigjojë reformën e drejtësisë, e cila është bërë një reformë në drejtësi që nuk e them unë e thotë vetë Sorosi, i cili është akuzuar nga Senatorët Amerikanë. Kanë qenë gjashtë Senatorë Amerikan Republikanë që i kanë shkruar letra edhe Ministrit të mëparshëm të Jashtëm dhe Ministrit aktual Pompeo, që paratë e taksapaguesve amerikanë janë përdorur nëpërmjet USA për të arritur qëllimet e Sorosit për të sjellë Edi Ramën në pushtet dhe për t’i dhënë sistemit të drejtësisë, për ta përdorur si gjueti shtrigash kundër kundërshtarëve. Kjo është thënë nga vetë amerikanët dhe këtë duhet ta lexojnë të gjithë ata që përfaqësojnë SHBA-të në Shqipëri.

Nëse për kanabisin u hesht si e komentoni faktin që për protestat, qoftë edhe një xham të thyhet, ambasadat janë të shqetësuar dhe ndërhyjnë direkt me komente dhe thirrje?

Dakord, le të thonë çfarë të duan, por për kanabisin që e kishin parë 3 milionë shqiptarë se si po kultivohej, se si polici vinte aty dhe thoshte që ty do të lejoj ta rritësh, ndërsa ty s’të lejoj, ty që të lejoj do më japësh votën, pra rrethi i policisë se si merrej me këtë punë, se si paguhej, se si shpërndahej, se si vilej, se si mbronin ata që duhen mbrojtur dhe nuk mbronin ata që s’duhen mbrojtur. Këtë gjë e panë të gjithë e panë dhe ndërkombëtarët se duhet të kenë parasysh që këtu ka shërbime inteligjente ndërkombëtare që i dinë deri në detaje dinë bile në çdo fshat sa ka mbjellë çdo fshatarë dhe çfarë ka bërë çdo polic. Përfaqësuesit politikë të tyre apo diplomatikë nuk flisnin dhe unë kam qenë në Bruksel.

Cilët mund të jenë personat ose figurat që mund të ulen, mund të bisedojnë dhe mund të negociojnë si nga e majta si nga e djathta?

Fillimisht duhen bërë hapat me radhë, duhet larguar Edi Rama, sepse është në këtë fazë, sepse Edi Rama mund të fillojë të luajë me këtë. E dyta duhet ngrihet tavolina e politike e bisedimeve, sepse opozita është jashtë parlamentit, pra parlamenti nuk është më. Mazhoranca ka humbur gjithë dinjitetin, pra me largimin e PD-së edhe parlamenti ka humbur legjitimitetin. S’ka as mazhorancë, prandaj duhet krijuar tavolina politike bashkë me mekanizmin se si do funksionojë ajo, sepse mund të ketë nevojë për të ndryshuar disa ligje, mund të ketë nevojë për të vazhduar me reformën e drejtësisë do të ketë nevojë se si do miratohet qaveria tranzitore. Pra, duhet kjo tavolinë politike të mendojë se si do t’i rregullojë të gjitha këto mekanizma dhe nuk është faza për të thënë se kush do të jetë ministër, sepse në momentin që ti nxjerr emra ministrash do të fillojnë të merren me ministra dhe do t’i harrojnë gjithë. Problemi më i madh është se si do ngrihet tavolina politike, si do funksionojë ato dhe se si vendimet politike do të kthehen në vendime ligjore. Ky është problem më i madh në veprimet ligjore, të cilat në një shtet ligjor do të marrin vulat një parlamenti qoftë dhe ilegjitim. Pra se si ky parlament ilegjitim do të ratifikojë vendimet e kësaj tavoline politike kështu me radhë, pastaj do shkojnë tek presidenti qw të dekretohen. Kështu që praktikisht unë jam kundër. Do t’i dërgoja një mesazh qoftë dhe nga studio zotit Basha: Mos lejo as veten tënde, as asnjë aleat të kapërcejë fazat, duhet të ngrehet një mekanizëm dhe këtë duhet ta mendojë opozita aktuale, mekanizëm ndëshkimi. Pse? Sepse qytetarët pikërisht dhe studentët që i keni parë dhe në protestën që bënë kërkojnë ndershmëri dhe ndershmëria vjen nëpërmjet ndëshkimit të së keqes. Unë jam kundër ndëshkimit të individit me emra konkret se nuk mund ta bëjë, por duhet ngritur mekanizmi dhe kush është i korruptuar, kush është i paaftë që ka diplomën false e kështu me radhë duhet të ndëshkohen, duhet të largohen nga politika duhet të largohen të ndëshkuar.

Ju personalisht mendoni që do të këtë një përplasje civile në vendin tonë?

Unë nuk jam magjistar por dy opsione ka ose do të këtë përplasje civile, nëse Rama vazhdon me kokëfortësi ose Rama do të dorëzohet. Unë mendoj që duke pasur parasysh karakterin frikacak dhe lëpirës të Ramës dhe duke analizuar me kujdes dinamikën e këtyre ditëve, mendoj se Rama do të dorëzohet dhe do të largohet dhe në këto opsione ai me sa duke tani negocion të ardhmen e tij.

Rama po e përgatit këtë terren me takimet me kryeprokuroren e përgjithshme të përkohshme me të cilën u takua dhe të dielën?

Unë kam përshtypjen se siç po e shikoj situatën, Rama do të largohet dhe po negocion pikërisht për jetën e tretë politike.

Për t’i shpëtuar ndëshkimit?

Duke i shpëtuar sigurisht, sepse edhe gjithë reformën në drejtësi për këtë punë e ka vënë në kontroll me miqtë e tij, sepse duhet kemi parasysh dhe një gjë tjetër që ndonjëherë kur shtrohet kjo çështje thonë: Si keni guximin e flisni për ndërkombëtarët dhe për komprometimin e tyre. Unë kam qenë në Këshillin e Evropës, kam qenë raportues për Gjeorgjinë siç është Fleckenstein për Shqipërinë. Pra, Fleckenstein po ta marrësh nga pikëpamja e shkollës unë kam doktoratë Franceze e Gjermane, kurse Fleckenstein është pa shkollë. Pra, nuk më habitin  shumë ato që thonë për Fleckenstein. Nuk me habit fare kjo gjë në planin personal, bile e përbuz e neveris nga pikëpamja e formimit dhe nuk denjoj të flas me atë nga pikëpamja e formimit, sepse ai nuk ka as formimin, as gradat e mia shkencore asnjë gjë. Por po flas në planin politik. Sigurisht ai përfaqëson Gjermaninë dhe duhet pasur shumë kujdes në planin politik, por në planin politik ka ndodhur edhe një gjë tjetër kohët e fundit. President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku janë anëtarë 47 shtatë deputetë nga 47 vende të ndryshme; gjermanë, francezë etj. Një senator i famshëm spanjoll ka rënë në kurthin e diplomacisë së havjarit e kanë kapur me prostitucion dhe me para dhe e kanë dënuar duke e larguar si President i Asamblesë Parlamentare ,i kanë bërë një rezolutë ku i kërkojnë senatit spanjoll ta largojë dhe si senator. Pra nuk është ndonjë çudi. Mendo kur një figurë figurë kaq e madhe si Presidenti i Asamlbesë Parlamentare figura më e madhe dhe është i korruptuar, i kompromentuar nëpërmjet ‘diplomacisë havjarit’ . Mua nuk më duket habi që Rama me paratë e karnabisit mos  të ketë kompromentuar dhe një figurë tjetër, një nga të cilat mund të ishte dhe Fleckenstein.  Që lidershipi autoritar dhe dhe i korruptuar Azerbaxhanit përdor lekët e havjarit. Havjari është një vezë peshku shumë e shtrenjtë prandaj ia kam vënë emrin ‘diplomacia e havjarit’ për të emërtuar personazhe të kompromentuar  të cilët shkruajnë raporte për Azerbajxhanin se gjoja zgjedhjet ishin me standarde kur në  të njëjtën gjë ka bërë dhe Rama dhe kjo nuk më duket aspak habit që figura kaq të mëdha një nga figurat më të mëdha të OSBE-së, OSBE është një nga mekanizmat figura më e madhe e Këshillit të Evropës është kompromentuar nuk më duket aspak çudi që personazhe si këta që vijnë në Shqipëri, të cilën e quajnë Shqipërinë gati një fshat afrikan nuk më duket çudi që edhe të jenë të krompromentuar. Nuk i akuzoj dot, se  nuk kam fakte dhe prova, por me logjikën që kjo ngjarje ka ndodhur edhe radhë të tjera dhe siç përdorin ata diplomacinë e ‘havjarit’ edhe Rama është munduar të përdorë diplomacinë e ‘kanabisit’ paratë që vijnë nga korrupsioni nga kanabisi. Për shembull, ka një rast tjetër që është shumë i dukshëm.  Vjet Rama mburrej në të gjithë planetin që unë jam djali më i mirë dhe më i suksesshëm në gjithë planetin. Pse? Sepse mekanizmi i më i fortë në botë që është Komisioni Evropian i Brukselit ka shkruar një raport pozitiv për sukseset e mia dhe këtë raport e ka promovuar Mogherini, e ka promovuar Hahni dhe Fleckenstein dhe i ka kërkuar vendeve anëtare që të hapin menjëherë negociatat dhe pa kushte me Shqipërinë. U desh vetëm zonja Merkel, Macron dhe deputetët holandezë ta grisnin këtë fasadë mashtrimi, pra t’i thonin: Kujdes! Madje edhe pse nuk kanë dalë në publik, njerëz pranë zonjës Merkel e kanë të qartë rolin e Mogherinit, ndërkohë që në Shqipëri ka dyshime për rolin e Mogherinit dhe me zonjën Vlahutin për blerjen e vilës. Njerëzit flasin, por janë në kuadrin e deklaratave jo publike, flasin për implikim korruptiv edhe për çështje kaq të rëndomta, sepse kanë menduar dhe konsideruar që Shqipëria është një vend ku mund të bësh çfarë të duash. Dhe unë nuk e kam fare këtë kompleks të them se, meqë është një Mogherini, meqë është një Fleckenstein, meqë është një Hahn, kujdes sepse kur më kritikon një gazetë këtu në Shqipëri që thotë Kastriot Islami po kritikon si në kohët e Enverit. Jo, në qoftë se këtë janë të kompromentuar dhe nëse ka fakte dhe prova, sepse unë jam kundër asaj që të kritikohen apo të përgojohen pa të drejtë dhe pa fakte domethënë thjesht me bindje politike.