Prof. Dr. Kastriot Islami, ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë: Fundi i Ramës do të jetë i njëjtë me atë të kleptokratëve autoritarë

951
Sigal

 

Ka pak kohë që udhëheqësit e shteteve të Europës  po binden se Rama nuk është më faktor stabiliteti, madje kohët e fundit ka arritur në përfundimin se Rama është shumë i dobët e nuk mund të jetë as faktor destabiliteti.

Prof. Dr. Kastriot Islami, ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë në intervistën për gazetën “Telegraf” analizon 8 konkluzionet që u paraqitën nga Merkel dhe Macon në Samitin e Berlinit. Prof. Islami shpjegon se Presidenti i Francës Macron nuk e takoi kryeministrin Rama sepse nuk mund të harrojë që Rama shkoi në në pallatin presindencial Elize me atlete, që përbën jo vetëm një mungesë totale të respektit për protokollin francez, por mbi të gjitha një ofendim për Francën dhe postin e Presidentit. Prof. Islami pohon se tashmë ndërkombëtarët po binden se kryeministri Rama nuk është më faktor i stabilitetit, madje kanë bindjen se është shumë i dobët politikisht dhe do t’i kërkojnë zgjidhje të krizës politike. Prof. Islami thotë se, nëse kryeministri Rama nuk largohet me dëshirë, atëhere fundi i Ramës do të ishte i njëjtë me atë drejtuesve të tjerë autoritarë.

 

-Prof. Islami, përse Samiti i Berlinit s’doli me një komunikatë për marrëveshjet politike që u arritën?

Takimi i Berlnit u përmbyll me një deklaratë të përbashkët të dy bashkëdrejtuesve Merkel dhe Makron të cilët paraqiten konkulzionet kryesore të këtij takimi. Ndër të tjera  përmes kësaj deklarate Merkel dhe Makron:

  1. sollën në vëmendje perspektivën europiane e Ballkanit Perëndimor.
  2. përshëndetën marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë;
  • theksuan rëndësia e një marrëveshjeje përfundimtare, të detyrueshme ligjërisht për normalizimin e marrdhënieve mes Beogradit e Prishtinës;
  1. shprehën dakordësinë për intensifikimin e përpjekjeve për krijimin e një hapësire ekonomike rajonale në përputhje me deklaratën e Takimit të Sofies në 2018 dhe të Londrës në 2018;
  2. shprehën nevojën për bashkëpunimin e Balkanit Perëndimor në fushën e sigurisë, parandalimin e radikalizmit, luftën kundër terrorizimit, tregëtinë e paligjshme të armëve dhe emigracionin e paligjshëm;
  3. theksuan përkushtimin e tyre të patundur nga të gjithë vëndet e Ballkanit Perëndimor ndaj demokracisë, përfshirë rolin qëndror të zgjedhjeve dhe institucioneve parlamentare, sundimin e ligjit dhe veprimit të qeverisjes së mire për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të forcuar rolin e shoqërisë civile dhe mediat e pavarura;
  • i kërkuan vëndeve të Ballkanit Perëndimor për të kryer reforma të qëndrueshme për perspektivën europiane të rajonit dhe për të përforcuar qëndrueshmërinë e shoqërive të tyre ndaj sfidave të brëndshme e të jashtme, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për stabilitetitn e rajonit;
  • mirëpritën anagazhimin e Kroacisë për të organizuar Takimin e ardhshëm të BE për Ballkanin Përëndimor gjatë presidencës së saj në vitin 2020.

Duhet patur parasysh se Makron dhe Merkel kishin për qëllim t’i transmetonin nga ky takim disa mesazhe qytetarëve të Ballkanit e politikanëve të vëndeve të BP si dhe qytetarëve të vëndeve europiane në prag të zgjedhjeve për parlamentin europian.

– Si e shpjegoni që zyrtarisht Presidenti francez Makron s’u takua me Kryeministrin Rama qoftë edhe për kortezi politike

– Për të qënë i vërtetë duhet të deklaroj se s’kam të gjithë informacionin e duhur për të dhënë një përgjigje të saktë për pyetjen tuaj. Por gjykoj se Presidenti francez, i qartë në qëndrimin e tij ndaj Shqipërisë, mesa duket nuk ka pasur asgjë për të shkëmbyer apo për t’i thënë kryeministrit Rama. Aq më tepër që në mesazhet e Makron me Merkel jepet i qartë vlerësimi e qëndrimi për Shqipërinë si përsa i përket hapjes së negociatave, ashtu edhe rolit shqetësues të Ramës për ndryshimin e kufijve mes Serbisë e Kosovës. Po ashtu, Presidenti francez nuk mund të harrojë faktin se Rama ka qënë i ndoshta i pari dhe i fundit që është futur në pallatin presindencial Elize me atlete, që përbën jo vetëm një mungesë totale të respektit për protokollin francez, por mbi të gjitha një ofendim për Francën dhe postin e Presidentit.

– Merkel dha të kuptohej se Gjermania nuk do të hap dritën jeshile në qershor për hapjen e negociatave Shqipërisë. Kjo ka të bëjë me mosbesimin politik ndaj Stabilokracisë në Shqipëri?

– Në këtë takim u dhanë shumë mesazhe, të paraqiturra me një gjuhë diplomatike e zyrtare në deklaratën e përbashkët Makron-Merkel. Por nëse do të lexohen edhe të gjithë shkrimet e sidomos opinionet për këtë takim, rezulton se këto kanë qënë mesazhet kryesore:

  1. i) përgëzime për zhvillimet në Maqedoninë Veriore sidomos për arritjen e marrëveshjes Greqi-Maqedoni e Veriut.
  2. ii) shuplakë për rolin e Mogherinit, sidomos lidhur me dialogun Kosovë-Serbi;

iii) grusht i fortë për Ramën, Vuçiç dhe Thaçi për anagazhimin e tyre lidhur me ndryshimin e kufijve në Ballkan;

  1. iv) jo hapje të negociatave me qeverinë e Edi Ramës, gjë që ka ndikuar negativisht, duke mos pranuar hapjen e negociatave edhe me Maqedoninë e Veriut.

– Nga deputetët gjermanë të Partisë së Merkel u bë fjalë që Gjermania do ta rishikojë nga Shtatori vendimin e saj për Shqipërinë. Mendoni se Merkel i ka vënë kusht kryeministrit Rama për zgjedhje të parakohshme parlamentare?

– Kushti për zgjedhje të lira e të ndershme ka qënë dhe mbetet një nga kërkesat kryesore për hapjen e negociatave; përshi edhe kushtet për funksionalitetin e parlamentit dhe ndërtimin e bashkëpunimit mes maxhorancës dhe opozitës reale. Pa asnjë dyshim  që deputetët gjermanë, siç janë shprehur edhe më parë, e kanë shumë të qartë krizën politike e kushtetuese të Shqipërisë. Ata njohin shumë mirë bëmat dhe zullumet e Ramës e mbi të gjitha ata kanë qënë shumë të shqetësuar me rolin e Ramës si nxitës të marrëveshjes Thaçi-Vuçiç për ndryshimin e kufijve në Ballkan, duke shpërfillur rolin e BE, Gjermanisë dhe veçanërisht të Merkel. Në vlerësimin tim komuniteti ndërkombëtar, i cili e ka shumë të qartë se çpo ndodh në Shqipëri, po lëviz ngadalë. Fillimisht “mbështeste” Ramën, duke vlerësuar se ai garantonte stabilitet. Ka pak kohë që është bindur se Rama nuk është më faktor stabiliteti, madje kohët e fundit ka arritur në përfundimin se Rama është shumë i dobët e nuk mund të jetë as faktor destabiliteti. Dhe shumë ndërkombëtarë mendojnë se stabiltet mund të garantojë vetëm opozita aktuale, e cila edhe nga sondazhet e fundit rezulton shumicë parlamentare me mbi 55 përqind mbështetje elektorale. Ky është momenti kur Ramës do t’i kërkohet të gjejë zgjidhjen e ngërcit politik. Mesazh që përfshin edhe zgjedhjet e parakohshme me një qeveri tranzitore të mbështetur nga të gjithë faktorët politikë relevantë. Me përfundimin e zgjedhjeve për parlamentin europian, pra në ditët e para të qershorit qëndrimet ndja Ramës do të jenë të qarta dhe sinjikative.

– Kryeministri Zaev deklaroi se do të dorëhiqet nëse BE-ja nuk hap negociatat në Qershor me Maqedoninë e Veriut. A duhet të jap edhe Rama dorëheqjen meqe dështon për së dyti here?

– Rama do të largohet në çdo rast. Nëse Rama nuk largohet duke u dorëhequr para 30 qershorit, atëherë përplasja mes qytetarëve të revoltuar dhe policisë do të ishte e paparashikueshme dhe fundi i Ramës do të ishte i njëjtë me atë drejtuesve të tjerë autoritarë që në fundin e tyre nuk kanë arritur të kontrollojnë revoltën dhe goditjen e fuqimshme qytetare. Shpresoj shumë që Rama t’i thërrasë arsyes së pakët që ndoshta i ka mbetur ose së paku të tërhiqet nga frika e tmerrshme që e ka mbërthyer./Gazeta Telegraf

– Faleminderit!