Prof. Dr. Kastriot Islami: Chirac- “buldozeri” i politikës franceze

493
Sigal

Jacque Shirak është politikani me karrierën më të gjatë dhe më të pasur politike në Francë. Ai ka qënë kryetar i Bashkisë së Parisit, kryeministër dhe President i Francës (4 herë kandidat për president), disa herë (9 herë) deputet dhe ministër, themelues i partisë djathtë franceze RPR.  Me largimin e tij nga jeta politike e publike, përmbyllet një epokë e rëndësishme e politikës franceze duke lënë njëkohësisht tek francezët shijen e humbjes së kujtimeve të një pjese të jetës së tyre.

 

Dy takimet me presidentin francez Jacque Shirac

 

Me presidentin Chirac, duke mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, jam takuar për herë të parë në Samitin e X Ndërkombëtar të Frankfonisë në Ougadougou të Burkina Fasos të mbajtur në 26-27 nëntor 2004, ndërkohë që Shqipëria kishte aplikuar për tu bërë anëtare me të drejta të plota e Frankofonisë. Në takim ndër të tjera kam marrë prej tij konfirmimin direkt të vizitës zyrtare të Kryeministrit të Shqipërisë që do të realizohej në 20 janar të vitit 2005. Ky shënon edhe takimin tim të dytë me presidentin Shirac, ndërkohë që në Paris do të takohesha edhe me Ministrin e Jashtëm francez, Michel Barnier. Në këtë takim, presidenti francez do të shprehej qartë në mbështetje të i)forcimit e shumëfishimit të marrëdhënieve bilaterale tradicionale e shumë të mira mes dy vëndeve, ii) të zgjerimit të BE drejt Ballkanit duke u shprehur në favor realizimit sa më të shpejtë të ëndrrës së qytetarëve shqiptarë për anëtarsimin në BE, me bindjen e tij të thellë se një zgjerim i tillë do të rriste sigurinë, stabilitetin dhe forcën konkuruese të BE përballë sfidave të globalizmit; dhe iii) në mbështetje të aspiratave të popullit të Kosovës për liri e pavarësi.

 

Karriera politike më e pasur dhe më jetëgjatë…

 

Karriera e tij fillon si deputet ne zonën e vëndlindjes së tij, në Korrezë, në 12 mars 1967, pra në moshën 34 vjecare, për të vijuar deri në 2014, pra gjithsej 47 vjet. Dhe po atë vit do të emërohej ministër i punës në qeverinë e drejtuar nga Georges Pompidou (kryeministër i Francës në periudhën 1962-1968, President i Francës në periudhën 1969 deri në 1974 kur ndërron jetë, këshilltari kryesor i Presidentit Charl de Gaule dhe promovuesi i ideve goliste në krye të partisë së djathtë UDR (Bashkimi Demokrat per Republiken)) .

 

Ai është themeluesi i partisë së djathtë RPR (Grumbullimi për Republikën) në 5 dhjetor 1976, në Versajë, ku premton se në krye të kësaj partie kishte për objektiv/mission të luftonte kundër koalicionit social-komunist, duke ngritur lart vlerat e golizimit. Ndërkohë që kishte drejtuar edhe partinë Bashkimi i Demokratëve të Francës.

 

Në mars 1977, pra në moshën 44 vjecare, zgjidhet kryetar i Bashkisë së Parisit, të cilën do ta drejtonte për 18 vjet më rradhë, duke u cilësuar kryetari më jetëgjatë në krye të Bashkisë së Parisit.

Kryeministër e President i Francës dhe bashkëjetesat mes të majtës e së djathtës

 

Emërohet për herë të parë kryeministër i Francës nga presidenti i djathtë Giscard d’Estaing në 27 maj 1974, pra në moshën 41 vjecare dhe në atë kohë do të konsiderohej kryeministri më ri në historinë e Francës që nga viti 1958. Por vetëm pas dy vjetësh, në gusht 1976, jep dorëheqjnen si kryeministër për shkak të mosmarrëveshjeve me presidentin e djathtë Giscar d’Estaing.

 

Në konkurimin e parë për President të Francës në 26 prill 1981 mundet në raundin e dytë nga socialisti Fransois Miterrand, duke u akuzuar nga e djathta si përgjegjës për kalimin e partisë së tij RPR, nga një parti tradicionale e së djathtës franceze në një parti parti neoliberale.

 

Në 20 mars 1986, në krye të RPR, Shirac fiton zgjedhjet e përgjithshme duke marrë kontrollin e Asamblesë Parlamentare të Francës dhe duke u emëruar nga Presidenti Miterrand për herë të dytë Kryeministër i Francës. Në këtë moment do të kemi një President të majtë, Fransois Miterrand dhe një kryeministër të djathtë, Jacque Chirac, gjë që shënon edhe “bashkëjetësën e parë” politike mes të majtës e të djathtës, në një sistem politik gjysëm-presidencial.

 

Në 8 maj 1988, Jacque Chirac humbet për hërë të dytë në konkurimin për postin e Presidentit të Francës duke marrë vetëm rreth 46 përqind të votave përballë kandidatit socialist Fransoi Miterranit që zgjidhet për herë të dytë Presindenti i Francës dhe mbajtur këtë post për 14 vjet rradhazi.

 

Në 7 maj 1995, në moshën 62 vjecare, zgjidhet Presidenti i 22-të i Francës. Akti i parë si president do të ishte rimarrja e provave bërthamore në Polinezinë franceze. Ndërkohë ai do të përmendet si presidenti i parë i Francës që ka njohur përgjegjësinë e Francës në deportimin e hebrenjëve gjatë rregjimit të Vishisë. Në vitin 1997, për shkak të humbjes së popullaritetit nga grevat e fuqishme kundër qeverisë së kryeminstrit të djathtë Alain Jupe, Chirac do të shpërndante Asamblenë Parlamentare, veprim që con në humbjen e partisë së tij dhe duke qënë më pas i detyruar të emëronte socialistin Lionel Jospin në krye të qeverisë, duke shënuar kështu “bashkëjetesën e dytë” politike mes të djathtës e së majtës, ose thënë ndryshe, mes Presidentit të djathtë Jacque Chirac dhe kryeministrit të majtë Lionel Jospin.

 

Në 5 maj 2002 rizgjidhet për herë të dytë, në raundin e dytë të zgjedhjeve, si President i Francës, me mbi 82 përqind të votave, përballë kandidatit të ekstremit të djathtë Jean-Marie Le Pen. Në mars 2003, duke ndjekur traditën e gjeneralit De Gaul, presidenti francez Shirac refuzon operacionin luftarak në Irak dhe bashkohet me Gjermaninë e Rusinë duke kërcënuar me veto në Këshillin e Sigurisë së OKB. Mandatin e dyte si president e mbyll me një fushatë PRO – Traktatit Kushtetues Europian, që hidhet poshtë nga francezët në referendumin e 29 majit 2005. Me mbështetjen e tij kur ishte president, është shkurtuar mandati presidencial nga 7 në 5 vjet. Ai largohet nga Elize, pra nga posti i presidentit të Francës, në 16 maj 2007, në moshën 74 vjecare, për tja lënë vëndin Nikola Sarkozisë me të cilin kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme.

 

Jacque Shirac ndërron jetë në moshën 86 vjecare

 

Pas ishte larguar nga jeta publike në vitin 20014, pra prej 5 vjetësh, për shkak të një sëmundjeje, ndërron jetë në moshën 86 vjecare në 26 shtator 2019. Kulla Effeil do të fikë dritat sonte në orën 21 në ndërrim t ëish Presidentit Chirac ndërkohë që Bashkia e Parisit ka vënë shënimin: Chirak ndahet nga jeta, ndalohet gjithcka! Media do ta cilësojë si kollos e bulldozer të politikës franceze. Një luftëtar i paepur politik. Politikani më jetëgjatë dhe me më shumë poste në politikën franceze.

 

Telegraf