Prof. Dr. Jordan Daci/ Projektligji për ndryshimet në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me betimin, është Puç kushtetues

565
Sigal

Prof. Dr. Jordan Daci:  Libertè-Egalitè-Fraternitè (Liri – Barazi – Vëllazëri)

Prof. Dr. Jordan Daci analizon projektligjin e ri që përgatit qeveria, që betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese mund të bëhet edhe në një vend tjetër, për të shmangur Presidentin e Republikës, nëse Presidenti nuk i thërret për betim. Ky projekligj bëhet që t’i japë mundësi Arta Vopsit, të bëhet (dhunshëm) anëtare  e Gjykatës Kushtetuese.  Prof. Dr. Jordan Daci:  shkruan: Neni 129 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikon si vijon:

“Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.”

Kuvendi jo legjitim, me propozim te Keshillit te Ministrave do te shqyrtoje dhe me gjasa do te miratoje projektligjin qe e gjeni ne vijim ku parashikohet qe betimi hehet si vijon:

“Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetutese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon”.

Çdo gjë është dukshëm në kundërshtim me Kushtetutën dhe çdo argument në favor është një fyrje për intelegjencën edhe të një studenti të drejtësisë dhe jo me, juristi! E njëjta gje vlen edhe për ndryshimet në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…”

Po ashtu, Kuvendi me këtë lëvizje synon të legjitimojë zgjedhjen e znj. Vorpsi, duke e quajtur të zgjedhur dhe meqë s’ka bërë betimin, duke e çuar me “dhunë” në Gjykatën Kushtetuese edhe pse delegjitimoi veten, duke u “betuar” para një noteri që për një jurist me integritet profesional është një marrëzi.

Shkurt dhe qartë, kjo shumicë jolegjitime do të shkatërrojë përfundimisht Shtetin e së Drejtës, demokracinë dhe të ardhmen e çdo shqiptari në këtë vend!

Uroj që shqiptarët e kuptojnë që janë në një buz gremine shkatërruese dhe ka si qëllim dhe pasojë të pashmangshme zbrazjen e Shqipërisë!

Unë mendoj shqip, flas shqip, ëndërroj shqip dhe kështu kanë bërë edhe paraardhësit e mi. Prandaj do qëndroj dhe do i shërbej Shqipërisë!