Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Socialistët votojnë, “Rilindësit” drejtojnë

598
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: “Party Cupture”. Socialistët votojnë, “Rilindësit” drejtojnë

 

Termi “State Capture”/kapja e shtetit nga krimi është përdorur për herë të parë nga Banka Botërore në vitin 2000 për shtete aziatike. Në Shqipëri u përdor nga Departamenti Amerikan i Shtetit kur qeveriste Partia Demokratike dhe artikuloi “State Capture”. Unë në ato kohë bëra një shkrim dhe bëja vërejtje për “qeverisjen” e Partisë Socialiste nga Edi Rama, dhe trajtova, se në Shqipëri ka edhe “Party Cupture”! Mëngjesin e një dite të diel këtë term ma rikujtoi miku im Ben Blushi, kur ishte në prag të krijimit të “Librës”. Nuk ka vetëm ‘State capture’, por edhe Parti Cupture- më tha. Prandaj askush nuk duhet të çuditet, pse edhe në votimet vendore të 30 qershorit që kishte vetëm një kandidatë, përsëri po dalin kryetar bashkie të inkriminuar. Kjo ndodh, se Partinë Socialiste e uzurpuan të ardhurit nga parti të tjera. Socialistët e aftë e të ndershëm duheshin dhe duhen për të votuar, ndërsa “Rilindësit”, kanë ardhur për t’i drejtuar. Rama tha se Valdrin Pjetri ishte i PD-së! Po Edi Rama e shumë të tjerë ministra, deputetë e kryetarë bashkie, a nuk erdhën nga PD-ja? Nëse nuk e besoni, analizoni një për një listat e tyre. Por kjo mbulohet me propagandë, për të mbajtur në gjumë socialistët e ndershëm e të aftë, të cilët mund të marrin përgjegjësi shtetërorë. Prandaj ata do të mbeten vetëm votues, sepse nuk janë të “aftë për t’u korruptuar”, pasi ajo është politika për të bërë karrierë në atë parti. Pra, socialistët nuk do e kenë shans të marrin përgjegjësi, sepse duhen many/para për t’u futur në lista, dhe ata do të duhet të jenë të “lumtur” të votojnë ata që u ofron Rama. Kur të rekomanduarit dalin me “cene”, përgjegjësinë nuk e kanë ata që i ofruan dhe i mbrojnë sa mundin, por socialistët që nuk kanë qenë vigjilentë. E keni parë me sa stoicizëm i ka mbrojtur Rama të inkriminuarit? Madje, edhe kur i heq nga qeveria, u jep funksione drejtuese në parti! Kjo ndodh, se Partia Socialiste nuk funksionon më si një subjekt politik statutor, prandaj dhe qeverisja nuk është kushtetuese e institucionale…