Prof. Dr.Elmaz Sherifi: Një rrugaç nuk mund të monitorojë garantimin e lirive politike dhe të Drejtat themelore të Njeriut në Shqipëri!

1170
Sigal

Parlamenti miratoi Rezolutën e “Mekanizmit Zhbllokues”! Po çfarë është ky mekanizëm çudibërës që përsëritet nga çdo deputet, pasi Kryetari i Shtetit i sfidoi me letrën paralajmëruese, që të mos emëronin, por të zgjidhnin kandidatin që kishin kompetencë për në Gjykatën Kushtetuese!
Ligjërimet e deputetëve për nevojën e “Mekanizmit Zhbllokues” ngjasojnë si “kënga e ushtarëve” të kazermës, kur zbërthenin e mbërthenin Karabinën Simonova. Ata në kor bërtisnin! “Karabina Simonova e modelit 56, është një armë e fuqishme në duart e ushtarit të ushtrisë sonë popullore dhe përbëhet nga tyta, qyta, gypi gazit me mbulesë druri, teli sustë paraprurës dhe mekanizmi shkrepës goditës.

O, e mjera Shqyni!

Parmbrëmë Kryetari i Shtetit i sfidoi përsëri, duke paralajmëruar një skandal të kryetarit të KED!
Madje, goditja më e fortë ishte zbulimi i “petëve të lakrorit”, në marrëdhënie me disa diplomatë që janë shmangur nga misioni diplomatik dhe merren me deformimin e asaj që quhet Reforma në Drejtësi!
Me analizën e tij në Top Story, Presidenti i Republikës tregoi, se nuk ka heshtur, por ka folur me “gjuhë diplomatike”.

Unë e kam shprehur publikisht shumë kohë para. Meta mund të ishte president, por jo i propozuar nga Rama! Tani them bravo Rama që bëre kryetar shteti “më të mirin e pluralizmit”! Nëse sot e krahason me një “isist”, sepse kundërshton procedura jo kushtetuese e ligjore, duke i paralajmëruar të mos i bëjnë, duhet kuptuar e kundërta. Rezoluta e Mekanizmit Zhbllokues është atentat kushtetues.

Betimi i të miratuarës në zyrën e noteres, me sa kuptohet, është orientim i Partisë, i “avokatit të madh” që deklaroi, se është model i Amerikës Jugore, i ofruar nga “Perëndimi” dhe ata që e përshëndetën zgjedhjen!

Që populli të kuptojë se çfarë ka ndodhur, le të publikohen proces-verbalet e seancës së Komisionit të Reformës në Drejtësi, kur u miratua procedura e zëvendësimeve në vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe në mbledhjen e Komisionit të Emërimeve në Drejtësi.
Bravo President, për sfidën që i bëtë edhe kryetarit të prezencës së OSBE në Shqipëri! Një rrugaç nuk mund të monitorojë garantimin e lirive politike dhe të Drejtat themelore të Njeriut në Shqipëri!