Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Ngrihu Fan Noli, e shiko Shqipërinë pa institucione kushtetuese

449
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Sa do të mërzitej Noli, me ata që nuk njohin historinë Institucionale!

Noli do të “bënte” debat publik me Idajet Beqirin për të shpallur 11 Janarin e 1946 Festë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Sepse ai debat bënte edhe me Shefqet Vërlacin, që në janarin e 1920-s, kur Kongresi i Lushnjës zgjodhi Këshillin e Naltë, i cili kreu funksionet e kryetarit të shtetit. Shefqet Vërlaci, formën e qeverisjes e konsideronte monarki, Noli e quante: “Republika jonë e bukur”.
Konfliktin mediatik e zgjidhi Gurakuqi, i cili sqaroi se forma e qeverisjes do përcaktohet nga Asambleja Kushtetuese e dalë nga zgjedhjet e lira, ashtu si e vendosi Kongresi i Lushnjës.
Zgjedhjet u bënë më dhjetor 1923. Asambleja Kushtetuese filloi punimet në janar të 1924-s, por Kushtetuta nuk u miratua, sepse filloi ai që është quajtur nga historianët “Revolucioni Demokratik i Qershorit”!
Statuti Themeltar i miratuar nga Asambleja Kushtetuese, më 21 janar 1925, në Kaptina I neni 1 shpalli: “Shqipnija asht Republikë Parlamentare e kryesueme nga nji kryetar”!
Kjo është edhe de jure Republika e Parë, sepse de fakto ishte nga 1920-1924.
Shqipëria u shpall edhe në 1976 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë dhe me referendumin e 1998-s, Republika e Shqipërisë.
Atëherë përse duhet të shpallet si Festë Kombëtare 11 Janari?
Që të gabojnë militantët që nuk kanë kulturë konstitucionale dhe Institucionale pranohet. Por nuk duhet të lajthitin ata që kanë drejtuar shtetin.
Kështu është kur historia mësohet me të dëgjuar dhe lexuar librat e ndikuar ideologjikisht.
Prandaj po shkruaj librin për Institucionet politike e juridike të shtetit, prej 1920-1946.