Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Kambanat per Krizën!

696
Sigal

Ish-ministri i PS-së, Prof. Dr. Elmaz Sherifi shkruan se të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë bëjnë apel palëve politike në Shqipëri, që zgjidhja e krizës politike është prioriteti kryesor diplomatik dhe politik i tyre. Dhe Prof. Sherifi përmend edhe ambasadoren e re të SHBA në Tiranë, e cila përcaktoi në Senat si prioritet të saj zgjidhjen e krizës në Shqipëri. Po kështu, edhe kryeministri Italian Conte, hapjen e negociatave e kushtëzoi me zgjidhjen e krizës politike. Mirëpo, thotë Prof. Sherifi vetëm kryeministri Rama dhe mazhoranca nuk pranojnë se në Shqipëri ka krizë, përkundrazi, duan që të gjitha pushtetet t’i ketë …timonieri.

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Ambasadorja e re e SHBA e konsideroi si prioritet të veprimtarisë së saj zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Edhe Conte, kryeministri i Italisë hapjen e negociatave me BE e kondicionoi me vendosjen e dialogut politik, i cili i jep fund krizës politike. Por, Rama dhe maxhoranca, nuk pranojnë se ka krizë politike. Ata “jetojnë” në tjetër realitet politik. Për ta është më mirë, kur të gjitha pushtetet janë në dorën e “timonierit”!