Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish-ministër: Rrezikohemi të përsëritim qershorin e 1924-s, nëse bëhen zgjedhjet vendore pa opozitën e vërtetë

511
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, Ish ministri i PS: Rrezikojmë të përsërisim qershorin e 1924-s

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish-deputet i partisë Socialiste, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me situatën politike në vend. Sherifi është ndalur në deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili insiston në zhvillimin e zgjedhjeve lokale pa opozitën. “Për Ramën nuk më bëri përshtypje, as për dhuratat me PPP, as për mbylljen e syve dhe veshëve sa herë i “digjte” për “Rrugën e Floririt”, se e tillë është për ata që u dhurohet, pa investuar, se financohet nga shqiptarët e varfër! Rama mendjen e ka te pushteti i tij dhe “grupit”. Nga deklaratat e tij, se “takohemi” në 30 qershor, mu kujtuan ngjarjet më tragjike politike të zhviluara në Shqipëri, pas zhvillimit të zgjidheve për Asamblenë Kushtetutese në dhjetor 1923 dhe katraura politike e 1924”, – shkruan Sherifi. Ja shkrimi i Prof. Dr. Elmaz Sherifi: “Duke dëgjuar Thaçin e Ramën”! Më ka ardhur shumë keq për Presidentin e Kosovës, kur u “masakrua” nga gazetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë në studio televizive. Pas Samitit të Berlinit më duket se ka lajthitur. Për Ramën nuk më bëri përshtypje, as për dhuratat me PPP, as për mbylljen e syve dhe veshëve sa herë i “digjte” për “Rrugën e Floririt”, se e tillë është për ata që u dhurohet, pa investuar, se financohet nga shqiptarët e varfër. Rama mendjen e ka te pushteti i tij dhe “grupit”. Nga deklaratat e tij, se “takohemi” në 30 qershor, m’u kujtuan ngjarjet më tragjike politike të zhvilluara në Shqipëri, pas zhvillimit të zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetutese në dhjetor 1923 dhe katraura politike e 1924. Për ato zhvillime anormale Gjergj Fishta, Homeri i Shqipërisë bëri te Hylli i Dritës një shkrim të emërtuar “Trazimet e qershorit 1924”. Në shkrim shpjegohen si u zhvilluan zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese. Sipas tij ..”Zogu lshoj zagarët elektoral të vet në të katër qoshet e Shqypnis,Tu lshuen bre bir same, perfekte e nenprefekta, t’u shpervolen kryetar bashkiash, krahinare e sekretar e t’u zgaqen kopista e arkivista,-pak a shum-të gjitheë zogollista, me advoketen e gjyqtarë,e tja nis me punue për elekcion “si mbaj ligjit ne fuqi”:rrah, gjobit, burgosur malor e Katundare të partisë kundërshtare për mu shti mneren e gazepin për ditë të elekcioneve; këtij epi parë, atij shtoji rrogen, graden, ket tjetrin analfabet e gati anafalbet -fute në zyrë,e tjetrit qiti në rrugë të madhe me fmi e gurë, e tjera kso punësh të bukura e për ni mend të deja për shtet konstitucional, okcidental, modern, demokrat a la “Shqytarece”. E të krisi athere, karroca e automobili, e tu shkepen afije e polic? e nga Shkodër, Korçë, Gjinokastër, Durrës, Mirditë etj. ktu rrej atje gënjen, këtu shto emna në listë civile, atje mos ndigjo me shkrue emna të partisë kundërshtare e thuj, se po s’triumfoj lista elektorale e qeverisë, Anglia do çoj donamet në Durrës, Italia në Vlorë, Jugosllavia do pushtojë Shkodrën der m’ujë të Mates”. Zogu manipuloi me tëe gjitha mënyrat, nëpërmjet administratës shtetërore. Diku arka e votave u çil, a se dhe u shpërthye, para kohet legale, diku u mbyll para kësaj kohe e shi m’at here, kuer elektoret vijshin me dhanë votin e vet, ndërsa njeti shtatë vetë votojshin për njëmijë e pesëqind vetë, e jo në vënd të caktuam prej ligjet, por nëpër prroska e natën me bishtuk. Si do zhvillohen zgjedhjet vendore pa opozitën në qershor 2019? Nëse do lejohet do ripërsëritet qershori i 1924-s!