Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Gjuha diplomatike dhe ambasadorët

470
Sigal

Ish-ambasadori i Italisë në Shqipëri, në 1997 në një intervistë në një kanal televiziv shpjegoi, se “gjuha e diplomatit”, është e sofistikuar, e “koduar” dhe, për rrjedhojë, ajo që shpreh, fsheh atë që mendon. Për t’i dhënë ngjyra humori. Paolo Foresti e krahasoi gjuhën diplomatike me “gjuhën e femrës”. Nëse diplomati të thotë po, duhet kuptuar mundet. Nëse thotë mundet, do të thotë, Jo. Nëse femra i thotë Jo, kërkesës së një mashkulli, vazhdoi Paolo, do të thotë se mundet. Nëse thotë mundet, do kuptuar se është po, plotësimit të kërkesës! Po sot, si është gjuha e diplomatëve në “tregun mediatik shqiptar”? Aspak diplomatike. Madje, është e drejtpërdrejtë, duke kundërshtuar njeri tjetrin. Për shembull. Ambasadorët e Italisë, Francës dhe Spanjës, deklarojnë se misioni i tyre është të informojnë institucionet e tyre se çfarë po ndodh në Shqipëri, jo të tregojnë apo urdhërojnë se ç’duhet të bëjnë institucionet e Shqipërisë. Kuptohet se me prononcimet e tyre, janë kundër diplomatëve të SHBA, të cilët, me deklaratat e tyre, duket sikur kryejnë edhe funksione të institucioneve të Shqipërisë! Kjo situatë tregon sa të paaftë dhe të “kapur” janë aktorët politikë, që drejtojnë pushtet e shtetit të Shqipërisë!