Prof. Dr.Elmaz Sherifi: Evropa thotë, fajin e ka Rama!

465
Sigal

“Rama, ndjesë Berishës!”

Rama deklaroi se familja evropiane nuk është gati t’i hap negociatat me Shqipërinë. Me këtë deklaratë merr Rama merr në mbrojtje Berishën, dhe e “justifikon”, jo se e dëshiron, por se nuk njeh ligjet e logjikës formale e nuk mbaj mend se çfarë thoshte në ngjarjet e pazakonta të janarit 2011, aleati i tij orator “avokati” kur u bënte thirrje protestuesve të rrëzonin Berishën, se kur të vinin në pushtet, do e fusnin Shqipërinë në Evropë brenda dy javësh. Duke e konsideruar mos hapjen e negociatave “Lojë e Madhe” e Evropës, që se do “Shqipërinë muslimane”, si artikuloi mbrëmë një analist te Opinion. Logjikisht, duke akuzuar BE, i “kërkohet ndjesë” Berishës, të cilin e konsideronin pengesa kryesore që nuk u hapen negociatat në 2012. Po pas 7 vjetëve kush e ka fajin që nuk hapen negociatat? Evropa thotë Rama!