Prof. Dr. Arben Malaj: Rama po çon në kolaps ekonominë me PPP-të

449
Sigal

Rama po çon në kolaps ekonominë me PPP-të, të majtët t’i kërkojnë llogari.

Prof.Dr.Arben Malaj

Lektor për Integrimin Europian

 

Ish-Ministri i Financave, ka reaguar lidhur me  partneritetin publik dhe privat por dhe koncesionarët duke marë shkas nga vlera maramëndëse e rrugës Milot-Balldren.

Sipas tij, vendi ka nevojë për një platformë zgjidhjesh dhe e gjithë kjo e mirëmenduar.

Po kështu sipas Malaj, tha se për të rritur kredibilitetin tek njerëzit, Partia Demokratike duhet që të paraqesë zyrtarisht listën e koncesionerëve dhe PPP-ve të cilat janë risk për vendin por dhe kërkojnë një hetim të thelluar. Ja reagimi I Prof.Arben Malaj: “Ky postim shpreh solidaritet të plotë me kolegët e veçantë Ornela Liperi dhe Klodian Tomorri për analizat thellësisht profesionale dhe sidomos për guximin dhe angazhimin e tyre publik për të qartësuar risqet, që ka stabiliteti i financave të vendit tonë nga projektet e partneritetit publik-privatë dhe koncensionet, kur ato përzgjidhen janë parimeve dhe kritereve themelore të investimeve publike, ku mungon transparenca, kur fshihet transparenca pas fjalës ‘sekret’, kur fallsifikohen shifrat e të dhënave të financave publike, kur rriten frikshëm detyrimet e papaguara ndaj individëve  dhe biznesit, kur rritet përdorimi i llogarive jo buxhetore, kur qeveriset me gjoba, arrogancë dhe babëzi, dhe element të tjerë konkretë që rrezikojnë ekonominë dhe financat e vendit tonë.

Për të qenë më konkretë lidhur me debatin aktual për disa koncensione apo partneritete me formula” novatore” të çuditëshme midis sektorit publik dhe privat, socialistët në parlament duhet ti kërkojnë qeverisë së tyre jo më pak llogari publike se sa i kërkonim PD-së kur ajo çeli rrugën e koncensioneve me risk të lartë për kapje shteti dhe kërcënim mbi financat publike. ( Ashiva e Kuvendit të Shqipërisë e lehtëson gjetjen e këtyre diskutimeve)

Dy kanë qenë kërkesat tona për përzgjedhjen e kompanive :

1-Kredibiiteti i lartë teknik i kompanisë fituese – kjo ka tregues të krahasueshëm

2-Garancia financiare e kompanisë fituese

Për të parën ka rëndësi të theksohet se nuk mund të zgjidhet një kompani e vogël pa kredibiiteitn e qartë teknik dhe ajo pastaj të marr nën-kontraktor një kompani të medha që plotëson kredibiitetin teknik. E kundërta mund të ndodh që një kompani e madhe me kredibiitet teknik të garantuar mund të japë një pjesë të punimeve më nën kontraktore, i cili edhe në këtë rast duhet të miratohet nga ministria përkatëse.

E dyta – kompanitë fituese duhet të kenë garancitë e plota financiare, sepse përzgjedhja e kompanive që nuk kanë garanci financiae ka risk për ndërprerje apo vonimin e punimeve, siç ka ndodhur më parë, kur kompani italiane dhe greke, të cilat pasi kanë marrë pjesën më të madhe të financimit pa bërë pjesën respektive të punimeve, kanë shpallur falimentimin e tyre.

Askush nga socialistet nuk duhet të vë besnikërinë partiake apo personale mbi përgjegjësinë morale dhe ligjore për të ndalur një krizë të ardhshme. Në rast të kundërt, qeverisja do të përkeqësohet më shumë dhe më shpejtë dhe deputetëve do tju bie përgjegjësia e heshtjes së tyre ndaj rasteve kaq flagrante të marrëveshjeve me risk të lartë korruptivë dhe cilësi të dobët të investimeve të shtrenjta publike. Opozita është përgjegjëse e nisjes së këtij modeli korruptivë deri në kapjen e shtetit. Basha ka kërkuar ndjesë publike por kjo është e pamjaftueshme për tu dhënë atij dhe PD-se kredibilitetin e munguar publik . PD duhet ta paraqes zyrtarisht dhe të detajuar listën e PPP dhe koncensioneve për të cilat do të kërkoj hetim të thelluar. Në rast të kundërt, mbetet që i gjithë ky debat të jetë thjeshtë apo dhe vetëm për përfitme elektorale, ndërsa kostot do të rëndojnë më shumë dhe më gjatë taksapaguesit shqiptarë dhe shtresat më të prekshme nga krizat e përsëritura.

Save

Share