Prof. Dr. Arben Malaj, për firmëtarët e shkarkimit: “Ju po të kishit mundësi shkarkonit edhe Papën e Vatikanit”

237

Pas polemikave të përhapura në media për shkarkimin e tij nga posti që mban në Bankën e Shqipërisë, ka ardhur reagimi i parë zyrtar nga ish-ministri i Financave, Arben Malaj.

Në një postim në “Facebook”, Malaj ka dy fjalë për ata që i cilëson “inicuesit realë të kërkesës për shkarkimin e tij”.

Postim i plotë i Malajt

Të dashur inicues realë të kërkesës për shkarkimin tim, ndjesë nënshkruesve me ose pa vetëdije profesionale, Karriket i keni marr sa herë që ju janë dashur për ti keq-perdorur, ndërsa integritetin njerëzorë dhe kredibilitietin profesional as e blini dhe as e cënoni dot, sot dhe deri në fund të angazhimeve të mia publike, profesionale apo politike.. Kjo u ka bërë të hidhni poshtë fasadat dhe të tregoni thelbin e kësaj hakmarrje jo vetëm politike. Ju ribëj publikisht të qartë se aspak nuk dënohet reputacioni Bankës së Shqipërisë i cili deri në të shkuarën shumë të afërt është tronditur shpesh nga dështimi i keq-qeverisjes së saj deri në vjedhjet e përsëritura nga brenda dhe jashtë saj.

Këtë shqetësim e kam ngritur që në ditën e parë të mandatit plotësues të KMBSH- në plotësim të mandatit që më besoj Kuvendi i vendit tim (do ti gjeni të dokumentuara në proces-verbalet përkatëse).
Aktualisht edhe Banka e Vatikanit më e errta dhe sekrete në botë po behet më transparente, dhe po dënohen abuzuesit e saj.

Falenderoj zotin që ju inicesve reale që hidhni gurin dhe fshihni dorën, nuk ju ka dhënë fuqi mbihyjënore të kërkoni edhe shkarkimin e Papa Franceskut, që po inicion këtë proces historik për të hedhur dritë në skutat më të errëta të bankës më sekrete të botës.
Ditë të mbarë.
Arbeni
Ky është opsioni tutulli im për këtë artikull.
Për qokën e kolegut të respektuar Besart Kadia.
“Asnjë s’mund të të bëjë të ndihesh inferior pa lejen tënde”.
Eleanor Roosevelt