Prof. Dr. Arben Malaj/ Nuk mund të çosh të dënuarin tek vendi i krimit. Nuk duhet të qeverisin me tulla dhe llacc, as në panik

531
Prof. Dr. Arben Malaj ish-ministër i qeverisë së PS-së kundër vendimit të kryeministrit Rama
S’mund të çosh të dënuarin tek vendi i krimit!
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeministri, Edi Rama, përsëriti edhe njëherë apelin për ndërtuesit e pallateve, apartamentet e të cilave kanë pësuar dëme të lehta jo strukturore që të paraqiten për të bërë deklarimin dhe të marrin përsipër të gjithë riparimin dhe dëmet materiale që u janë shkaktuar njerëzve. Shefi i qeverisë insistoi që këtë procedurë ta kryejnë sa më shpejt, pasi çdo ditë që kalon i afron ata më afër burgut. Por ish-ministri i Financave të qeverisë së PS-së , Prof. Dr. Arben Malaj e sheh me skepticizëm këtë nismë.
Prof. Dr. Arben Malaj:S’mund të çosh të dënuarin tek vendi i krimit. Nuk duhet të qeverisim thjesht me tulla dhe llaç. Nuk duhet të veprohet në panik. Në raportin mes shtetasit të dëmtuar dhe kompanisë që ka ndërtuar, është kontratë dypalëshe dhe për penalitetet të lihet një organ përgjegjës që është prokuroria. Qeveria të mos ndërhyjë. Nuk jam dakord. E kuptoj mbingarkesën e kryeministrit, por nuk jam dakord të thuhet që, kush e ka bërë dënim të shkojë ta riparojë shpejt e shpejt, se do futet në burg. Nuk mund që ata që kanë marrë fitimet që rrjedhin gjak tani të mos ndjejnë përgjegjësi morale apo penale, por gjithçka duhet të bëhet mbi bazën ligjore por të mos krijohet populizëm. Institucioni i vetëm që ndan shapin nga sheqeri është prokuroria e shtetit, sepse një populizëm i tepruar çon në armiqësi sociale. Të çosh një kompani të riparojë pallatin ku mund të ketë ndodhur një dëm është si ta çosh një të dënuar tek vendi i krimit. Mund të lindë një tension social. Ke humbur babain, vëllanë apo të është shkatërruar pasuria e jetës. Vlerësimin teknik e bëjnë ekspertët. Të thërrasin siç e bën gjithë bota. Ka plot inxhinierë ndërtimi në pension, të dalin e t’i thërrasin. Unë jam i bindur se ata punojnë dhe vullnetarë, ata janë njerëz me integritet që ky popull të mos bjerë në depresion. Meriton mirënjohje kush jep ndihma, por pjesa humanitare është afatshkurtër, pjesa më e madhe është ajo e prishjeve dhe e ndërtimeve. Po u krijua ideja, se janë mbledhur miliona para, kam frikë se, nëse krijohet ideja se ky tërmet do kalojë shpejt , se gjithë shtetet e botës po ndihmojnë Shqipërinë mund të bëhemi dorëlëshuar në preventivat e dëmeve, projektet e ndërtimit dhe pas një muaji njerëzit do të na vënë përballë.” Prof. Dr. Arben Malaj ka rezerva dhe për emërimin e Bledi Çuçit si ministri i linjës për të përballuar këtë situatë emergjente. “Ministri i linjës konsiderohet ministri që ka pësuar dëmin më të madh. Ministri Bledi Çuçi nuk përfaqëson ministrin e linjës në këtë rast. Kemi një dëm social. Duhet të mësohemi me rregulla të shkruara dhe jo emocionet e momentit. Vetëm kështu do ketë shtet formues. “
Sigal