Nga Arben Malaj
Duke parë shumë deklarata dhe shkrime në media të huaj dhe nga personalitete të huaja për krizen në vendin tonë, duhet të qartësohemi se :
1. Krizën e krijuam ne dhe zgjidhja reale duhet të vijë prej nesh
2. Asnjë parti politike nuk mund të pretendoj se ka 100 % të drejtë në kërkesat apo qëndirmet e saj
3. Ndihma e partnerëve strategjik është e domosdoshme dhe e mirëpritur.
4. Vendit i duhet jo thjeshtë një datë e re e zgjedhjeve vendore por një reformë e re poltika që redukton deficitin demokratik, redukton arrogancën, zgjeron mundësitë përzgjedhësve të votuesve, rrit llogaridhënien dh riskun që Shqipëria të jetë në mënyrë të përsëritur nën peshën e rëndë të krizave sociale, ekonomike, financiare dhe poltike.
5. Çdo zgjatje dhe thellim i krizave që po bëhen të përhershme, na bënë përgjegjës të gjithëve, politikanët, shoqërinë civile, akademikët dhe komunitetin e bzinesin. Kosto reale të krizave i paguajnë të pafajshmit! Ditë të mbarë, Arbeni