Prof. Dr. Arben Malaj: Absolutizmi i pronës private nuk duhet të cenojë të drejtën e qytetarëve

812
Sigal

Bregdeti shqiptar është i jashtëzakonshëm në mundësitë që ofron. Impakti i tij pozitiv aktualisht dëmtohet padrejtësisht nga dy probleme konkrete. Së pari, në disa zona të tij afër qyteteve ka ndotje të konsiderueshme nga derdhjet e ujërave të zeza dhe të mjeteve të lundrimit. Këto risqe për sëmundje i redukton vetëm respektimi i ligjit, mbikëqyrjen e respektimit të së cilit e kanë detyrë institucionet e shtetit. Shëndeti publik është një e mirë publike, ashtu siç edhe sëmundjet janë një problem i rënde social dhe financiar individual, familjarë dhe publik. E dyta, absolutizmi i pronës private nuk duhet të cenojë të drejtën e qytetarëve dhe detyrimin e qeverisë për të garantuar plazhe publike. Ky konflikt midis publikes dhe privates dëmtohet nga qëndrimet korruptimeve të personave përgjegjës për ofrimin dhe garantimin e funksioneve dhe shërbimeve publike.