Prof. Artan Fuga: Si partitë janë bërë monolitike dhe grusht çeliku

638
Sigal

Kriteri i parë: A ka zgjedhje të lira, jo farsa për të zgjedhur kryetarin në parti? Jo.

Kriteri i dytë: A ka të drejtë minoranca të ketë status të njohur me statut brenda partisë së vet? Jo.

Kriteri i tretë: A ka një rival kryetari i partisë që është një kambanë tjetër në parti? JO.

Kriteri i katërt: A ka mandat të përkohshëm në parti drejtuesi i saj? Jo.

Kriteri i pestë: A kanë mundësi deputetët e partisë të legjitimohen drejtpërdrejt nga populli dhe jo nga kryetari i partisë? Jo.

Ja përse ne kemi parti totalitare në një regjim politik që dëshirohet demokratik.

Pasojat pastaj gjejeni vetë. Por regjimi ynë politik është një kontradiktë në vetvete, që logjikisht do të thotë një paradoks. Kompozohet nga parti unitare për të qenë pluralist politikisht. Ja se përse rrotullohet rreth vetes.

Dikur Sali Berisha rivalizohej ta zëmë nga Gramoz Pashko në PD e hershme, ose nga të tjerë më vonë.

Fatos Nano nga Ilir Meta në Partinë Socialiste.

Ilir Metës i qepej pas Dritan Prifti në LSI.

Skënder Gjinushi nga Paskal Milo në PSD.

Pas Sabri Godos rritej Fatmir Mediu në PR.

Po sot?

Gjeni një alternative, qoftë edhe në hije brenda PD-PS-PR-PSD etj., etj!

Çfarë ndryshimi ka ndodhur!

Partitë janë bërë supermonolitike.

Grusht çeliku!