Prof. Arben Malaj, ish-ministër i Financave/ Qeveria nuk duhet të ngutet për koncesione të rrugëve dhe të mos lërë asnjë shqiptar pa dritë, pa bukë, pa ujë

896
Sigal

Prof. Arben Malaj kundër koncesionit për rrugën Tiranë-Durrës

Prof. Arben Malaj, ish ministri i Financave të PS-së dhe Neritan Sejamini shprehen kundër koncesionit për rrugën Tiranë-Durrës. Prof. Malaj shton se frenimi i PPP-ve duhet të jetë edhe pjesë e paketës nëse do të kemi një marrëveshje mes palëve për zgjidhjen e krizës politike. Arben Malaj: Pjesë e paketës kur të bëhet marrëveshja është që të ngrijnë të gjitha prokurimet dhe marrëveshjet për të aplikuar gjithnjë e më shumë PPP në Shqipëri. Të gjitha institucionet shikojnë risqe të larta. Qeveria nuk ka asnjë ngutje për të zgjeruar rrugë. Qeveria të merret me shkollat e Tiranës, të mos i tatojë dy herë. Mos të lërë pa bukë , pa drita dhe pa ujë asnjë shqiptar. Shqipëria nuk është aq e varfër ekonomikisht, është varfëruar shpirtërisht. Neritan Sejamini: Rama po përpiqet të kapë gjithë pushtetin ekonomik të Shqipërisë. Për 30-40 vjet, pikat kryesore ekonomike të Shqipërisë do të jenë në dorë të një grushti njerëzish. Duke pasur pushtetin ekonomik ti pastaj kontrollon pushtetin politik.